Connect with Us

“Kërkoni ndihmë nga Italia”/ Meta: Të ecet më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune

Politikë

“Kërkoni ndihmë nga Italia”/ Meta: Të ecet më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune

Publikuar

-

Kufiri detar/ Meta i kërkon “llogari” Ramës: Na informo mbi bisedën me Mitsotakis

Presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje publike për ministrinë e Shëndetësisë lidhur me situatën e Covid-19.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta apelon që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente), pasi thekson se aplikimi i saj ka rezultuar pozitiv.

Gjithashtu Kreu i Shtetit bën thirrje që qeveria të kërkojë ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, dolli me fund për Sali Berishën

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë”, shkruan Meta./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  Iu shisnin kokainë klientëve të prostitutave/ Pranga dy shqiptarëve në Itali

LEXO EDHE:  “Me Greqinë na bashkojnë shumë gjera”/ Meta takim me ambasadoren e re greke

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  “Me Greqinë na bashkojnë shumë gjera”/ Meta takim me ambasadoren e re greke



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Video-Keti Bazhdari: Të gjithë e dinë që Ilir Meta është përfshirë në afera korruptive

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Foto Lajm/ Ku ka fjetur mbrëmë Ilir Meta?

LEXO EDHE:  Italia apo Greqia? Njihuni me vendin që ka ushqimin më të mirë në botë

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE