LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

10 Gusht 2020, 14:12, Ekonomi CNA
Kardhiq-Delvinë/ Rama mrekullohet me rrugën e filluar nga Berisha

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishin sot në kantierin e ndërtimit të aksitDelvinë-Kardhiq.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale edhe një video nga makina në ecje, ku shihet ecuria e punimeve të një rruge, e cila është planifikuar të ndërtohet 13 vjet më parë.

?Nëpër kantierin e Delvinë-Kardhiqit, ku punohet pa pushim në një terren tejet të vështirë, por ku do t?u ofrohet nesër udhëtarëve e turistëve një rrugëtim përmes një panorame mahnitëse? shkruan Rama, bashkëngjitur videos.

Rama duket i lumtur teksa lajmëron edhe hapjen e tunelit mot në shtator, dhe anashkalon faktin që punimet në kë rrugë janë ndalur kur erdhi në pushtet në 2013-n.

Kujtojmë se projekti 36.5 km i rrugës është planifikuar që në vitin 2007, për të shkurtuar distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim. Punimet janë ndarë në 8 segmente me 8 tendera të ndryshëm. Tre segmentet e para (gjithsej 16.6 km) kanë përfunduar, tre të dytët (gjithsej 14.6 km) janë duke u ndërtuar, ndërsa ndërtimi i segmenteve 7 dhe 8 nuk ka nisur ende. Kostoja për përfundimin e rrugës do të jetë 60 milionë euro. Tenderi që u anulua së fundmi është ai i tunelit në qafën e Skërficës, pjesë e segmentit 7. /CNA.al

Lajmet e fundit nga