Connect with Us

Italia miraton dekretin e ri për mbylljen e kufijve/ Çfarë vendoset për Shqipërinë

Sociale

Italia miraton dekretin e ri për mbylljen e kufijve/ Çfarë vendoset për Shqipërinë

Publikuar

-

Pandemia e koronavirsit bëri që shumë shtete të mbyllin kufijtë për të parandaluar përhapjen e virusit.
Këshilli i Ministrave të qeverisë Conte në Itali ka miratuar dekretin e ri për sa i përket masave mbylljes së kufijve.

Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga dhe për në Itali i disa vendeve që nuk i përkasin Bashkimit Europian, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ky dekret është përcaktuar që të zgjasë deri në 7 shtator 2020, ndërsa në listë janë edhe 15 vende të tjera veç Shqipërisë, mes tyre Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Në Itali do të lejohen të hyjnë vetëm personat që janë shtetas italianë apo që kanë pasaporta italiane apo leje qëndrimi të gjatë.
Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazili, Bosnja Hercegovina,Kili, Kuvajti, Moldavia, Omani, Panama, Peruja, Republika Domenikane, janë shtete e tjera në të njëjtën listë me Shqipërinë, qytetarët të cilëve nuk mund të hyjnë në territorin italian./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mesdita sjell zhvillim të vranësirave/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Publikuar

-

Nga

Kapriçot e motit/ Si pritet të jenë temperaturat për javën e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve, ndërkohë që mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave.

Sipas MeteoAlb paraditja mbetet ne ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herë pas herëshme. Por mesdita sjellë zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira aftashkurtër në vendin tonë, duke lënë jugperëndimin e vendit me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Mbrëmja kthjellon sërish motin në vend.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes por rënje sjellë mesdita, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 26°C.

LEXO EDHE:  Foto-Kush është “Lenka Çuko” e Italisë?

LEXO EDHE:  Greqia shtyn sërish masat kufizuese me Shqipërinë

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim deri 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Publikuar

-

Nga

Bashkia e Tiranës hap aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

LEXO EDHE:  Tragjike/ Ndërron jetë shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  U kap me lëndë narkotike e mijëra euro/ Arrestohet shqiptari në Itali

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Nga

Rikthehen vranësirat/ Si e parashikojnë motin sinoptikanët për nesër

Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik, shoqëruar me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë intervalet e shkurtra me diell.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Në zonën e veriut dhe qendër reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

LEXO EDHE:  U kap me lëndë narkotike e mijëra euro/ Arrestohet shqiptari në Itali

LEXO EDHE:  Çështja e detit/ Bushati: S’ka shkelje, dekreti i Greqisë nuk cënon Shqipërinë

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi 1-8m/sek, përgjatë vijës bregdetare deri në 12m/sek, erë me rrahje shoqëruar me valëzim në dete i forcës 1 ballë.

Ndërkohë, temperaturat parashikohen në:

zonat malore 10°C deri në 22°C

zonat e ulëta 11°C deri në 23°C

zonat bregdetare 12°C deri në 22°C./ CNA.al

LEXO TE PLOTE