Politikë
Ilir Meta si padrino/ Të gjithë trafikantët e presidentit dhe LSI-së

President apo padrino i trafikantëve të drogës? Cili është roli i vërtetë i Ilir Metës në politikën shqiptare?
Përtej çdo akuze politike, korrupsioni apo zullumi të tij dhe hijenave që mban nga pas Ilir Meta është hapur miku i trafikantëve të drogës që “rastësisht” janë hetuar dhe akuzohen edhe nga SHBA.
I pari është Klement Balili, i quajtur nga amerikanët “Eskobari” i Ballkanit. Aktualisht në proces gjyqësor duke pritur vendimin e dënimit. Balili njihet si mik ingushtë i Ilir Metës, ai u bë gjithashtu edhe zyrtar i lartë i LSI, duke u emëruar edhe drejtor rajonal i shërbimit të transportit rrugor në vitin 2016.
Pikërisht në këtë vit nisi edhe historia. Mediat greke në 2016 pohuan se një sasi prej 700 kilogramë Cannabis Sativa që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste Kelment Balilit. Hetimi ndaj Balilit në Greqi, është bërë nga “DEA” amerikane dhe policia greke. Balili të vetmen dalje publike e ka në 2016 duke mohuar akuzat e drejtësisë greke më pas u arratis, pasi u shpall në kërkim. Pas shpalljes në kërkim atij iu bllokuan asetet që kishte në pronësi, ndërsa dështuan disa operacione për ta prangosur.
I dyti, jo më pak i rëndësishmi është Ylli Ndroqi. I njohur në publik si pronar mediash dhe biznesmen, në fakt është një personazh me gjeneralitete të ndryshuara. Ai sipas SPAK është trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu arrestuar në Turqi dhe Itali. Në disa shkrime të publikuara ditët e fundit, CNA.al tregoi me dokumente ekskluzive se pronari i medias Ora News, Ylli Ndroqi ishte një person me emër të ndryshuar. Dhe referuar raportimeve dhe një dosje hetimore të bërë në Turqi, identiteti i vërtetë i mbajtur në momentin e lindjes së Ylli Ndroqit, pra Xhemail Pasmaçiu, ishte një person i arrestuar për trafik droge në Turqi.
Pas hetimeve të SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar urdhëroi sekuestrimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqi, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal. Gjithashtu, SPAK në një njoftim zyrtar bën të ditur se

Ylli Ndroqi është i njëjti person me Xhemail Pasmaçiun, i arrestuar më parë në Turqi, për trafik droge.
Ilir Meta është presidenti i vetëm në europën perëndimore, që përveç akuzave politike duhet të hetohet për lidhjet e tij të forta me trafikantë droge të cilëve ju ka dhënë edhe mbështetje publike. Balilin e bëri drejtor, Ndroqin e dekoronte dhe emëronte këshilltar të ministrave të tij. Ky i fundit shfaqet edhe në dosje e përgjime të tjera korrupsioni të presidentit.
Ilir Meta, rolin e presidentit në fakt e luan edhe si një padrino i trafikantëve të drogës, të cilët e kanë si mburojë politike. Njëri prej tyre në të paktën një rast i ka shpëtuar arrestimit pikërisht sepse ka qenë pjesë e delegacioneve zyrtare të Ilir Metës./CNA.al
Si mund ta zbardhë Ilir Meta, dosjen e mikut të tij trafikantit të drogës Xhemail Pasmaçiu
Foto fakt/ Presidenti Meta dhe trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu
BOOM-Ylli Ndroqi trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu/ Dokumentet e gjendjes civile
BOOM-Dokumenti i dytë/ Ylli Ndroqi është trafikanti Xhemail Pasmaçiu
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...