LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hap i madh në karrierë, Goxha nënshkruan me...

10 Gusht 2020, 19:30, Sport CNA
Hap i madh në karrierë, Goxha nënshkruan me...

Jurgen Goxha është zyrtarisht një futbollist i Gabala në kampionatin e Azerbajxhanit. Mbrojtësi i cili në edicionin e fundit veshi fanellën e Bylisit, ka nënshkruar sot marrëveshjen që do ta mbajë për këtë sezon e ndoshta edhe atë të ardhshmin në klubin azer.

Goxhaj ishte lënë i lirë nga Bylisi, i cili ndërpreu kontratën me lojtarin pasi humbi penballtinë e shumëpërfolur ndaj Tiranës në Kupën e Shqipërisë. Që atëherë, ai ishte lojtar i lirë dhe ishte stërvitur individualisht për të qenë gati për çdo lloj oferte.

Por ai arriti që të bindte drejtuesit e Gabala të cilët pasi panë disa ndeshje të lojtarit, vendosën të firmosin më të. Dje Goxca udhëtoi drejt Azerbajxhanit dhe sot, pasi kreu vizitat mjekësore, hodhi firmën në kontratë.

Marrëveshja është një vit me të drejtë rinovimi dhe pritet që futbollisti të përfiotjë rreth 100 mijë euro nga kjo eksperiencë e parë jashtë Shqipërisë. Gabala është një klub që njeh mirë futbollin shqiptar dhe protagonistët e tij, pasi në radhët e këtij klubi kanë luajtur Sabien Lilaj dhe nigeriani Xhejms Adeni.

Lajmet e fundit nga