Connect with Us

“Familja Barruku 10 muaj pa çati mbi kokë”/ Bashkia e Durrësit nxjerr bllof Bashën: Kanë marrë bonus qiraje

Politikë

“Familja Barruku 10 muaj pa çati mbi kokë”/ Bashkia e Durrësit nxjerr bllof Bashën: Kanë marrë bonus qiraje

Publikuar

-

“Familja Barruku 10 muaj pa çati mbi kokë”/ Bashkia e Durrësit nxjerr bllof Bashën: Kanë marrë bonus qiraje

Kryetari i Republikës së Re, Lulzim Basha, takoi sot në Manëz disa banorë të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku një ndër to ishte edhe kryefamiljari i familjes Barruku në fshatin Kameras.

Basha deklaroi se prej 10 muajsh shteti nuk ka marrë asnjë masë për të strehuar familjen Barruku, ndërsa për këtë akuzë ka reaguar vetë Bashkia e durrësit.

Bashkia e Durrësit ka nxjerrë bllof Bashën, pasi thotë se Kadri Riza Barruku është trajtuar me bonus qiraje 30 mijë lekë në muaj, 30 ditë pas tërmetit.

Sipas bashkisë, familja Barruku ka përfituar 7 këste të bonusit të qirasë dhe më i fundit ka kaluar në llogarinë e tij bankare në datën 6 gusht 2020.

“Në vijim të një rasti të bërë prezent sot në media, për familjen Barruku në Manëz si një nga familjet e prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019 në Bashkinë Durrës, sqarojmë se Z. Kadri Riza Barruku, duke filluar nga data 27.12.2019, pra vetëm një muaj pasi humbën banesën e tyre, janë trajtuar me bonus qiraje në masën 30 mijë lekë në muaj, në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.649 dt.27.12.2019. Në listën shoqëruese të këtij vendimi, me përfituesit e bonusit të qerasë është edhe emri i z.Kadri Barruku.

-Deri me sot z.Barruku ka perfituar 7 këste të bonusit të qerasë, me i fundit ka kaluar në llogarinë e tij bankare në daten 6 gusht 2020.

-Përsa i përket shtëpisë, e cila është shpallur e pabanueshme, z. Barruku është një nga përfituesit e programit të rindërtimit të banesave. Aplikimi i tij në platformën “Shtëpia Ime” është aprovuar me Vendim të Këshillit Bashkiak Nr. 77 dt.10.08.2020, ku në listën e përfituesve bashkëngjitur Vendimit, figuron edhe emri Kadri Riza Barruku, i cili do të përfitojë një shtëpi të re, shumë më të mirë e të sigurt se ajo që humbi për shkak të tërmetit dhe mbi të gjitha, falas.

LEXO EDHE:  Të gjitha detajet/ Rikonfigurohet marrëveshja e re Rama-Basha

Aktualisht Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit është në proces hartimi të planit të detyruar pikësor për rindërtimin e banesave individuale në zonën e Manzës, me përfundimin e të cilit, do të fillojë menjëherë puna për rindërtimin.

Bashkia e Durrësit siguron qytetaret e saj se puna për procesin e rindërtimit vijon çdo ditë me ritme të shpejta, për të mos lënë askënd mbrapa dhe për të bërë të mundur që qyteti t’i kthehet sa më shpejt normalitetit, me shtëpitë individuale, pallatet, shkollat, kopshtet dhe infrastrukturë të rindërtuar shumë më mirë se më parë.

I gjithë procesi i rindërtimit dhe vendimet e marra nga këshilli bashkiak në kuadër të tij jane tejet transparente dhe te aksesueshme nga publiku, mediat dhe të gjithë të interesuarit për t’u informuar mbi ecurinë e zbatimit të programeve të rindërtimit.

Stafi i Bashkisë së Durrësit dhe të gjithë drejtuesit dhe punonjësit e njësive administrative mbeten në dispozicion të plotë të qytetarëve për cdo sqarim, asistencë dhe orientim në lidhje me të gjithë programet e procesit të Rindërtimit.

Në mbyllje, për rastin e sipërpërmendur te familjes Barruku, bashkëngjitur gjeni vendimet përkatëse të Këshillit Bashkiak dhe listat e përfituesve. Për çdo informacion më shumë mbi dosjen dhe dokumentet shoqëruese, Bashkia Durrës mbetet e hapur për të garantuar akses dhe transparencë të plotë ndaj çdo pale të interesuar”, deklaron bashkia e Durrësit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Paralajmëron Taulant Muka/ Hapja e shkollave do sjellë rritje të infektimeve

Publikuar

-

Nga

“Parlamenti të mos ishte mbledhur”/ Taulant Muka: Deputetët duhej të ishin në karantinë  

Studiuesi Taulant Muka ka paralajmëruar rritje të infektimeve me koronavirus një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor.

Duke marrë shkas nga situata në Izrael, Muka thotë se hapja e shkollave do të rrisë më tepër rrezikun për infektime të reja, madje thekson se mund të na çojë deri në vendosjen e masave ekstreme.

Ai thekson se vetëm dy javë pas hapjes së shkollave, Izraeli po mendon të rikthejë izolimin, ndërsa pretendon se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në vendin tonë pa marrjen e masave të duhura.



“2 javë pas hapjes së shkollave, Izraeli njofton se mund të shkojë në izolim kombëtar! Hapja e shkollave kur përhapja e infeksionit në komunitet nuk është e kontrolluar sikurse është situata në vendin tonë, nuk do sjellë gjë tjetër veçse rritje të mëtejshme të rasteve të reja të infektimit dhe më vonë vendosjen e masave ekstreme. Të rinjtë (mosha 10-19 vjeç), edhe pse e kalojnë kryesisht pa komplikacione klinike infeksionin SARS-CoV-2, janë vektorë të rëndësishëm të përhapjes së infeksionit në familje, shkolla dhe komunitet.

LEXO EDHE:  Nga Tanush Çaushi/ Mjaft më!

LEXO EDHE:  Bashës i del gjumi/ Akuza Ramës: Ekonomia ka rënë në greminë

Mjafton të shikoni Izraelin ku, pas 2 javësh pas hapjes së shkollave, kuvendi po voton nëse vendi do shkojë sërish në një izolimin kombëtar (lockdoën) 2 javor. Ishte e pritshme pasi hapja e shkollave u bë kur Izraeli kishte mbi 2000 raste Covid në ditë, pra përhapje të infeksionit në komunitet.

Hapja e shkollave është e sigurtë kur nuk ka përhapje komunitare të infeksionit, dhe paralelisht janë kryer të gjitha investimet e nevojshme që sigurojnë respektimin e masave anti-Covid!”, shkruan ai në rrjete sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Publikuar

-

Nga

Veliaj i shkruan letër nxënësve/ “I përvishet” Ina Zhupa: Propaganda nuk e fsheh dot dështimin

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka shpërndarë një letër në shkollat e kryeqytetit për nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Këtë letër e ka publikuar zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, e cila sulmon ashpër Veliajn për këtë gjest.

Zhupa deklaron se nënësit do të gjejnë nesër letrën neveritëse të Veliajt, pavarësisht se në shkollë mund të mos ketë ujë, apo mund të mos jenë marrë masa për ndalimin e përhapjes së Covid-19.

“Të dashur nxënës të Tiranës !



Nesër në bankat e shkollës do të gjeni këtë letër neveritëse të Kryemashtruesit të Tiranës! Nesër në vend të një maske apo një dizinfektanti do mbroheni me letrën e Veliajt! Në shkollë shumicën e kohës nuk do të keni ujë por do të keni letrën e Veliajt  të mbushur me propagandë!

LEXO EDHE:  Berisha braktis Bashën/ Bojkoton ndryshimet në Statut dhe Këshillin Kombëtar

LEXO EDHE:  “3.5 milion dollarë nuk mjaftojnë”/ Basha thirrje qeverisë për fondin e vënë në dispozicion

Nesër mësuesja juaj mund të jetë e infektuar sepse Veliaj dhe qeveria e tij refuzuan që t’ju kryejnë testin por në tavolinë do të gjeni letrën që mundohet të fshehë dështimin në menaxhimin e situatës!

Nesër do ta bëni mesimin me katër turne, dhe që kjo të mos ju duket skandaloze do keni letrën e Veliajt! Në vend të shoëmerrni masa për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të nxënësve dhe mesuesve ! Propaganda nuk shpëton jetë dhe as nuk e fsheh dot më dështimin!”, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Klodian Tomorri “bën për ujë të ftohtë” Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Publikuar

-

Nga

Klodian Tomorri bën për ujë të ftohtë Veliajn/ Ku e kopjove sistemin e Rrugës së Durrësit?

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës për rrugën e Durrësit që është në proces rikonstruktimi.

Tomorri sulmon bashkinë për sistemin e rrugës, pasi thotë se kanë caktuar 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash.

Me tone të ashpra ai i kërkon llogari Bashkisë së Tiranës se ku e ka kopjuar këtë model dhe në çfarë studimi është bazuar për vendimarrjen.

Gazetari thekson se në një nga rrugët më kryesore të kryeqytetit lihet një hapësirë e madhe për biçikletat dhe lihen pa korsi ambulancat dhe zjarrfikëset.

“Këta shpikësit e Bashkisë së Tiranës ku e kanë kopjuar këtë sistemin e Rrugës së Durrësit, që arteria kryesore e kryeqytetit ka 8 metra korsi biçikletash dhe 2 metra korsi makinash? Ku? Në çfarë vendi? Apo e kanë shpikur këta?



Meqë e kanë gati justifikimin dhe thonë duam të inkurajojmë biçikletat dhe shëndetin e popullsisë, të na tregojnë pak se mbi çfarë studimi e kanë bazuar vendimarrjen. Cilat janë objektivat e kësaj politike? Sa do të rritet jetëgjatësia e popullsisë, sa do të ulen shpenzimet për sistemin shëndetësor? Sa vdekje do të parandalohen në një vit nga biçikletat e rrugës së Durrësit? Apo ngrihen nga gjumi në mëngjes dhe u teket të mbyllin një rrugë se u duket zgjuarsi, ndërkohë që shkatërrojnë jetët e 1 milionë njerëzve.

LEXO EDHE:  Nga Tanush Çaushi/ Mjaft më!

LEXO EDHE:  Nga Ilir LEVONJA/ Partia e humbësve

Se janë dhe totalisht të pacipë, kur justifikohen që po marrin modelet e qytetit të Seviljas në Spanjë, apo Amsterdamit në Hollandë. Por modelet e tyre i kopjojnë vetëm për biçikletat, jo për parqet as për ndërtesat. Për pjesën urbanistike kanë marrë modelin e Singaporit. Gjej rripa toke dhe ngri përbindesha deri në qiell.

Tre pallate të reja po ndërtohen nga ish-pasticeri Flora deri tek kryqëzimi i Prokurorisë. Rrugën e Durrësit e bllokuan për biçikletat, kurse Mine Pezën e kanë bërë shtegun që do shfryjë gjithë trafikun e Tiranës.

Mirë për makinat nuk lënë rrugë, po për ambulancat! E ka llogaritur njeri që si pasojë e ngushtimit të rrugëve, në çdo cep të Tiranës mund të vdesin njerëz, për shkak se nuk do të marrin dot shërbimin shëndetësor në kohë? Po zjarrfikëset si do i fusni me këto rrugë nëpër zgeqet ku keni ndërtuar pallatet shumëkatëshe? Kaqola”, shkruan Tomorri në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE