LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çifti i njohur i showbizit jep lajmin e bukur/ Aktori i famshëm i Holliwood-it baba për herë të dytë

10 Gusht 2020, 08:37, Lifestyle CNA
Çifti i njohur i showbizit jep lajmin e bukur/ Aktori i famshëm i

Katherine Schwarzenegger dhe aktori Chris Pratt kanë pritur fëmijën e tyre të parë.  Vëllai i Katherine, Patrick konfirmoi lajmin e bukur për ET ditën e djeshme. ?Ata ia dolën shumë mirë, i kam marrë asaj edhe një dhuratë të vogël?, tha aktori 26-vjeçar.

Patrick nuk e zbuloi gjininë e foshnjës ose datën e saktë të lindjes. E megjithatë prindërit e Katherine, Maria Shriver, 64 vjeç dhe Arnold Schwarzenegger, 73 vjeç, si dhe motrat e saj, shkuan për një vizitë në rezidencën e Katherine dhe Chris të premten. Maria u kthye më vonë atë ditë për të kaluar pak kohë më shumë me vajzën e saj, e cila mund të ketë lindur atë ditë.

Sipas burimit të ET, Chris thuhet se është parë në një spital të zonës në Santa Monica të premten.Shtatzënia e çiftit u konfirmua nga Maria në 1 maj, kur Pratt u shfaq si i ftuar në programin e saj në Instagram Live #HomeTogether.?Do të kesh një tjetër anëtar të bukur të familjes?, tha Shriver për Pratt në atë kohë. Chris dhe Katherine u panë për herë të parë bashkë në vitin 2018. Aktori është baba i një djali me ish-bashkëshorten Anna Faris, me të cilën u nda pas 8 vitesh martesë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga