Sport
Vllaznia mbetet pa portier, largohet edhe Efremov

Andrea Efremov është largimi i radhës nga Vllaznia, të paktën sipas asaj që shkruajnë mediat nga Maqedonia e Veriut.
Portieri 27-vjeçar ka vendosur të largohet nga Vllaznia dhe do të vazhdojë karrierën te skuadra e Vardarit në kampionatin maqedonas.
Sipas “sportmedia.mk”, marrëveshja mes palëve është arritur dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi i Efremov si lojtari më i ri i Vardarit. Kujtojmë se nga Vllaznia është larguar edhe portieri tjetër, Alen Sherri i cili ka kaluar te Laçi dhe do të vazhdojë karrierën me skuadrën kurbinase.
Vardari e mbylli sezonin e kaluar si kryesues, me kampionatin që u pezullua që në javën e 23-të, për shkak të shpërthimit të Koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.
Sport
Njeriu i ndeshjes, Neymar dhuroi spektakël ndaj Bayernit (VIDEO)

Neymar është futbollisti më i rëndësishëm i PSG si dhe një nga konkurentët kryesor për të fituar Topin e Artë të këtij sezoni. Ditën e sotme sulmuesi 29 vjeçar u shpall lojtari më i mirë ndeshjes. Edhe pse skuadra e tij u mposht me rezultatin 0-1 nga Bajerni, braziliani ishte futbollisti më aktiv në fushë, duke u kthyer dhe në mbrojtje për ta marë topin që të niste aksionin për skuadrën e tij.
Driblimet e tij ndaj lojtarëve të Bajernin ishin të vazhdueshme, si dhe pasimet e tij ishin mjaft të sakta. Megjithatë Nejmar ishte mjaft i pafatë, teksa goditi traversën në një aksion fantastik si dhe një rast flagrant u ndal nga i përhershmi Manuel Nojer.
Driblimet i japin mjaft bukuri futbollit dhe braziliani e zotëron plotësisht këtë aspekt. Mund të jetë lojtari më i urryer edhe për shkakun e stimulimeve të tij, por padyshim që pas mbrëmjes së sotme të gjithë bien në përfundimin: “Është “ilaçi për sytë” në futboll”.
Përshkrimin më të mirë për të e ka bërë ish-futbollisti i Argjentinës dhe komentatori i njohur në këtë vend, Diego Latorre: “Është festivali i tuneleve dhe driblimeve. Të shohësh këta lojtarë të tillë do të thotë që të kthehesh mbrapa në fëmijëri”.
pic.twitter.com/BTLax3I1gE
— . (@cfuploads1) April 13, 2021