LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Situata në Elbasan katastrofike”/ Boçi ngre alarmin: Pothuajse i gjithë personeli mjekësor i infektuar

9 Gusht 2020, 14:26, Sociale CNA
“Situata në Elbasan katastrofike”/ Boçi ngre alarmin:

Ish deputeti i PD-së Luciano Boçi ka akuzuar ministrinë e Shëndetësisë dhe qeverinë se nuk po marrin asnjë masë për pandeminë në qytetin e Elbasanit.

Sipas Boçit i pothuajse gjithë personeli i kujdesit shëndetësor në Elbasan rezultojnë pozitiv me Covid.
Boçi shkruan se situata në Elbasan është katastrofike dhe se ministria e Shëndetësisë po neglizhon rastet dhe se qeveria është me pushime.

“Situatë katastrofike e Covid-19 në Elbasan. Pothuaj gjithë personeli i Njësisë vendore të kujdesit shëndetësor, rezulton pozitiv. Situata është lënë në rënie të lirë dhe totalisht jashtë kontrollit. Asnjë karantinim, apo teste për rrethin e kontakteve të të prekurve. Rreziku është permanent dhe neglizhenca qeveritare absolute. Asnjë masë nga Ministria e Shëndetësisë për të pamundësuar përhapjen e virusit nga kjo strukturë e shëndetit parësor, kur dihet që kontaktet e tyre me publikun janë të shpeshta. Rama e Manastirliu flasin nga kullat e… detit. Vetëm një Zot e di se si do shmanget katastrofa shëndetësore që po troket, sepse qeveria pa zot ka marrë pushime të gjata”, shkruan Boçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga