Connect with Us

Plagosen babë e bir në Fushë Krujë/ Dërgohen me urgjencë te Trauma në Tiranë

Kronika

Plagosen babë e bir në Fushë Krujë/ Dërgohen me urgjencë te Trauma në Tiranë

Publikuar

-

Dy persona, , janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në Fushë Krujë. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fush Krujës, janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta në disa pjesë të trupit.

Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark.

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.
Janë ende të paqarta motivet, autorët dhe vendi ku janë plagosur babë e bir. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Publikuar

-

Nga

Zbardhet dëshmia e të mbijetuarave të aksidentit/ Shoferi që na përplasi bënte manovra

Janë zbardhur të tjera detaje nga aksidenti tragjik që i mori jetën dy vajzave mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit të Elbasanit.

Dy të mbijetuarat, Nervida Garunja dhe Denisa Dibra ndodhen aktualisht në spitalin e Traumës në Tiranë për një ndihmë më të specializuar mjekësore.

Sipas asaj që raporton ABC news, mësohet se Nervida Garunja, me origjinë nga Shkodra i ka thënë oficerëve të policisë se e kanë parë automjetin tip “Benz” që i ka përplasur duke bërë manovra pak para aksidentit.



Kujtojmë që viktima në këtë aksident mbetën Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër, ndërsa policia arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin Behar Pema./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Publikuar

-

Nga

Aksidenti i tmerrshëm në Elbasan/ Kush janë dy vajzat që humbën jetën

Janë identifikuar dy vajzat që humbën jetën mbrëmjen e sotme në aksidentin tragjik në autostradën Elbasan-Tiranë.

Viktimat janë janë Lusinda Garunja dhe Xheneta Qallia, banuese në Shkodër.

Burime policore  nga verifikimet kanë konstatuar se automjeti  me të cilin ato po udhëtonin është në pronësi të 26 vjeçares Denisa Dibra bashkë me Nevina Garunja që ndodhen në spital.



Aksidenti ndodhi në dalje të tunelit të Krrabës. Dy vajzat e reja që humbën jetën ishin pasagjere në sediljen e pasme të automjetit që u godit nga një ‘Benz’.

LEXO EDHE:  Sherr në Elbasan/ Plagoset një i ri

LEXO EDHE:  Korçë/ Plagosi 48-vjeçarin, arrestohet autori

Drejtuesit të automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele është Behar Pema i cili tashmë është vëne në prangat e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Publikuar

-

Nga

Shkaktoi vdekjen e 2 vajzave në Elbasan/ Arrestohet shoferi, ishte nën efektin e alkoolit

Drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ me targa AA209AD,  që shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e kësaj të Diele me dy viktima dhe dy të plagosur rëndë, është vënë në prangat e policisë.

Mësohet se ai është shtetasi Behar Pema, 58 vjeç, në gjendje të dehur.



Sipas testit të alkoolit rezultoi  në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë.

LEXO EDHE:  Plagoset një person në mes të Vlorës/ Mister shkaqet

LEXO EDHE:  “Paratë e qytetarëve ua jep oligarkëve”/ Qytetarët e Fushë Krujës i tregojnë hallet Bashës

Ishte pikërisht 58-vjeçari që përplasi nga pas makinën tip ” Volkswagen’ , me të cilën udhëtonin 4 vajzat, ku 2 prej tyre humbën jetën dhe 2 janë në gjendje kritike për jetën./CNA.al

LEXO TE PLOTE