Connect with Us

Pirlo zbulon listën e dëshirave në merkato, dëshiron 2 talentet e Italisë te Juventusi

Seria A

Pirlo zbulon listën e dëshirave në merkato, dëshiron 2 talentet e Italisë te Juventusi

Publikuar

-

Menjëherë pas zyrtarizimit të Andrea Pirlos në stolin e Juventusit, tashmë te bardhezinjtë ka filluar të mendohet për strategjinë që do të ndiqet në merkato. “Zonja e Vjetër” kërkon suksesin në Itali dhe më kryesorja në Europë, prandaj rigjenerimi i organikës duket i pashmangshëm.

Pirlo e ka shpalosur listën e tij të dëshirave dhe në të gjenden dy talente që cilësohen si e ardhmja e futbollit Italian. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i ri i Juventusit ka dhënë aprovimin për Tonalin dhe Zaniolon. I pari është krahasuar gjerësisht me vetë Pirlon dhe ndoshta të vihet nën urdhërat e këtij të fundit mund ta intrigojë të zgjedhë bardhezinjtë përpara Interit. Ndërkohë Zaniolo është një lojtar me aftësi të mëdha, që Roma zor se mund ta lëshojë aq lehtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Takimi me Ausilion, menaxheri zbulon të ardhmen e Lautaro Martinez

Publikuar

-

Nga

Ishte folur gjatë për një largim drejt kampionatit spanjoll, ku ndiqej prej kohësh nag Barcelona dhe së fundi edhe nga Reali i Madridit, por Lautaro Martinez do të mbetet te Interi edhe për sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka dhënë vetë menaxheri i sulmuesit argjentinas, beto Yaque, i cili ka pasur një takim me Drejtorin Sportiv të Interit, Piero Ausilio dhe në dalje nga zyrat e klubit milanez, konfirmoi se Lautaro do të vijojë të mbajë veshur fanellën zikaltër.

“Ishte një vizitë kortezie, për të përshëndetur mikun tonë Piero Ausilio. Nuk u diskutua as për Barcelonën dhe as për Realin. Lautaro do të qëndrojë te Interi”, deklaroi menaxheri menjëherë sapo doli nga zyrat e klubit zikaltër.



Në këtë mënyrë sulmi i zikaltërve për sezonin e ri mbetet i pandryshuar, pasi Lautaro dhe Lukaku do të kenë misionin për të dërguar topin në rrjetë sa më shpesh, ndërsa zëvendësuesi i parë i tyre do të jetë kileni me eksperiencë Alexis Sanchez.

Ndërkohë drejtuesit e Interit kanë nisur punën edhe për t’i rinovuar kontratën sulmuesit argjentinas, që aktualisht paguhet 2.2 milionë euro, që shkojnë deri në 3 milionë euro në sezon bashkë me bonuset.

Në kontratën e re të ardhurat e Lautaros pritet të dyfishohen, ndërsa është parashikuar që të hiqet ose të rritet edhe klauzola e prishjes së bashkëpunimit. Edhe vetë sulmuesi duket i lumtur në Milano, pasi po pret edhe lindjen e fëmijës së tij të parë dhe nuk e shikon si alternativë të mirë ndryshimin e qytetit dhe shtetit në këtë periudhë.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shumë zhurmë, por asgjë/ Marash Kumbulla mbetet përfundimisht te Verona

Publikuar

-

Nga

Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, duket se nuk do të largohet as këtë sezon nga skuadra e Hellas Verona. 19-vjeçari bëri ndeshje shumë të mira për ekipin e Serie A sezonin e shkuar, duke tërhequr shumë interes.

Inter, Lazio, Milan dhe së fundmi Roma, ishin skuadrat e interesuara për kartonin e futbollistit kuqezi. Pasi tre ekipet e para dolën nga gara, shpresa ishte te skuadra kryeqytetase e Romës, por dhe verdhekuqtë duket se janë dorëzuar.



Siç raporton John Solano, drejtuesit e Romës kanë ndaluar tratativat dhe nuk do të synojnë më për firmën e Kumbullës. Përfundimisht, shqiptari duket se do të qëndrojë të paktën dhe një sezon te skuadra e Hellas Verona.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Zyrtare/ Futbollisti i Kombëtares prezantohet te klubi i Serisë A

Publikuar

-

Nga

Pritja merr fund, edhe Ardian Ismajli i shtohet kolonisë së madhe të shqiptarëve në Serinë A, ku tashmë është sistemuar thuajse e gjithë prapavija kuqezi. Ismajli gjendej prej ditësh në Itali ku kishte gjetur akordin me klubin e sapongjitur në elitë, Specia, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi i marrëveshjes mes palëve.

Ismajli ndiqej me interes në Itali dhe shumë klube e kishin kontaktuar mbrojtësin. Por ai nisi bisedimet me Specian dhe akordi me klubin u sigurua që kur Ismajli udhëtoi deejt Shqipërisë për t’iu bashkuar kombëatres, edhe pse më pas u dëmtua dhe u desh të largohej nga grumbullimi. Ai udhëtoi drejt Italisë dhe pas riaftësimit kaloi vizitat mjekësore. Sot erdhi lajmi zyrtar i transferimit të tij te klubi italian nga radhët e Hajduk Split.

Ismajli ka firmosur për tre vitet e ardhshme te Specia, duke shpresuar që të ndjekë gjurmët e Amir Rrahmanit, i cili vetëm pas një viti në Serinë A, gjeti akordin me një skuadër të madhe si Napoli.

LEXO TE PLOTE