LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbaruesit në “sitën” e vettingut/ Paditet Ministrja Gjonaj: Po tejkalon kompetencat

9 Gusht 2020, 16:21, Politikë CNA
Përmbaruesit në “sitën” e vettingut/ Paditet

Përmbaruesit të cilët do t?i nënshtrohen vettingut janë drejtuar Gjykatës së Apelit administrative pasi dyshojnë se ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj po tejkalon kompetencat që i kanë dhënë ligjet e reformës në drejtësi, për profesionin e tyre.

Mbi 150 përmbarues hedhin dyshime për këtë urdhër të ministres për vetting, ndërsa kërkojnë që gjyqtarët të shfuqizojnë katër urdhëra të Gjonajt.

Në padi pretendohet se ligjet e reformës në drejtësi janë të qarta, pasi në nenin 23 tregohet qartë se cilat janë dokumentat që një përmbarues duhet të dorëzojë për përpilimin e krijimit të regjistrit unik të të dhënave për këtë profesion të lirë.
Sipas padisë së përmbaruesve, me urdhërin që mban datë 22 qershor 2020, Gjonaj kërkon edhe të dhëna personale si statusi apo edhe e kaluara përpara dimplomimit në universitet.

Ndërkohë dyshimet e përmabruesve nuk mbarojnë me kaq, pasi sipas tyre ministrja Gjonaj po synon super fuqi edhe për ngritjen e komisionit që do t?i kontrollojë ata. Në kërkesë padi përmbaruesit përmendin ligjin ku duhet që rregullat të caktohen nga ministri por me propozim të përmbaruesve. Përmbaruesit dyshojnë se propozimet e tyre nuk u morën parasysh dhe se komisioni që do të vendosë për karrierën e tyre dhe licensën , mund të funksionojë sërish përmes urdhërave nën influencën e ministrisë së drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga