LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë/ Policia e ndëshon me 1 milion lekë gjobë

9 Gusht 2020, 10:04, Kronika CNA
Organizoi dasmë në oborrin e shtëpisë/ Policia e

Një shtetas me inicialet B.Gj, nga Bulqiza është gjobitur me një milion lekë, pasi ka organizuar dasmë në oborrin e shtëpisë së tij në kundërshtim me Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të Covid-19.

Sakaq Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Bulqizë/ Informacion

Organizoi dasëm në oborrin e banesës në kundërshtim flagrant me protokollet e sigurisë për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e ndëshon me 1 milion lekë gjobë .

Shërbimet e Komisariatit Bulqizë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte dhe në çdo ambient tjetër, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar shtetasin B. Gj., i cili kishe organizuar dasëm në oborrin e banesës së tij, me një numër të madh personash në shkelje flagrante të protokolleve të sigurisë të përcaktuara në Aktin Normativ, duke u kthyer në burim rreziku për infektim dhe përhapje të COVID-19.

Për shtetasin B.Gj., Policia e Bulqizës ka vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër apelon për të gjithë qytetarët të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19./CNA.al

Lajmet e fundit nga