Connect with Us

Oferta turke, Nuabueze ka një akord për të ardhmen

Sport

Oferta turke, Nuabueze ka një akord për të ardhmen

Publikuar

-

Kirian Nuabueze duket se po kalon ditët e tij të fundit si një futbollist i skuadrës së Laçit. Sulmuesi më i mirë i Kategorisë Superiore në sezonin e fundit, po bëhet gati t’i japë lamtumirën kampionatit, ashtu siç kanë bërë paraardhësit e tij në vitet e fundit sapo kanë marrë “Këpucën e Artë” në vendin tonë.

Nuabueze ka rënë në sy të klubeve të huaja me shumë të tilla nga Turqia që kanë shfaqur interes. Ai që e kërkon më me ngulm është Menemenspor I cili që me zbulimin e Selmanit, nuk ia heq sytë Superiroes për “okazione”. SIpas mediave turke, ka akord mes palëve për një transferim të mundshëm të lojtarit te klubi i kategorisë së dytë.

Tani mbetet të mësohet nëse Nuabueze do të vazhdojë me Laçin të paktën deri në fund të gushtit, kur luhet ndeshja e turit të parë të Ligës së Europës, apo nëse do të udhëtojë që tani drejt Turqisë për t’iu bashkuar skuadrës së re me të cilën ëndërron që të hedhë hapin e radhës në karrierë. Një lëvizje që do të krijonte një mungesë të rëndësishme në radhët e Laçit, nga i cili është larguar në ditët e fundit edhe Bedri Greca.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E çuditshme/ Liga anulon takimin me Fidel Yllin: Libohova ishte pa qejf, nuk dinte vendimet që morën

Publikuar

-

Nga

Liga e Futbollit nuk pranon që të diuskutojë me Fidel Yllin, të ngarkuarin nga shteti shqiptar për të diskutuar detajet për bojkotin e Kategorisë Superiore. Me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale drejtuar deputetit të PS, organizata e krijuar nga klubet e elitës në Shqiëpri, ka anulluar takimin që ishte parashikuar të zhvillohej mes tij dhe sekretarit të Ligës, Dritan Kadia. Postimi që citon pikërisht këtë të fundit, shpjegon se presidenti Edvin Libohova nuk kishte qenë në dijeni të vendimeve në mbledhjen e fundit të klubeve, një situatë me të vërtetë absurde.

POSTIMI

I nderuar zoti Fidel,

Më duhet t-ju bëj me dije që Z. Libohova ka qenë pa qejf dhe nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Ligës dhe nuk ka patur informacion mbi vendimet e Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Anëtarëve.



Duke ju falenderuar për ftesën që të takohemi në zyrat e Ministrisë së Financave, me keqardhje më duhet t’ju njoftoj se ne nuk e shohim të nevojshëm këtë takim pasi Liga Profesioniste e Futbollit i ka përcjellë të gjitha propozimet dhe kërkesat e saj pranë drejtuesve të kësaj ministrie shumë herë. Për më tepër kërkesat e Ligës nuk përmbushen me zgjidhje teknike të punonjësve të ministrisë por me një vullnet të qartë politik që varet e mund të ndërmerret vetëm nga Kryeministri.

Përcilljani ju lutem Kryeministrit gatishmërinë dhe pritjen e delegacionit të Ligës për tu takuar me të në zyrat e qeverisë.

Duke përfituar nga rasti, bazuar në vendimin e Ligës, ju ftoj për një takim e diskutim miqësor në mjediset e Ligës.

Me konsideratën më të lartë për ju, sekretari i Ligës, Dritan Kadia.

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO/ Plas në studion e “Rubrikës Sportive”, Koço Kokëdhima shpërthen ndaj Prodanit: Njeri i turpshëm

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima, ka shpërthyer në studio, pas deklaratës së Eduart Prodanit, i cili në një lidhje live në “Skype” për emisionin “Rubrika Sportive”, u shpreh se bojkoti është një lëvizje me karakter politik dhe i ekzagjeruar.

 

“Këta janë njerëz të turpshëm. Si mund të flasë ai në emrin tim. Si mund të thotë ai gjërat që bëj unë. Ai do t’i certifikojë motivet e mia? Edhe motivat tona. Çfarë partiake? Çfarë elektorale? Çfarë thotë ai? Që po e bëjmë për llogari të palës tjetër që do të vijë në zgjedhje? Kaq qesharakë janë këta mo? Janë të turpshëm! Çfarë të drejte ke, të bësh thashethemet e lagjes”, reagoi Kokëdhima i irrituar.



 

LEXO TE PLOTE

Sport

Ish-futbollisti i Milanit i befason të gjithë, nuk do ta besoni ku do të aktivizohet këtë sezon

Publikuar

-

Nga

Lukas Bilia kalonte nga Lacio te Milani para 3 viteve, kur kuqezinjtë i paguanin lacialëve plot 20 milionë euro për ta lënë të lirë mesfushorin argjentinas. Megjithatë pas përfundimit të sezonit të fundit, Bilja është një lojtar i lirë dhe po kërkon për një ekip të ri për të vazhduar karrierën e tij futbollistike.



Sipas raportimeve të fundit, thuhet se është arritur marrëveshja dhe mesfushori do të luajë në elitën e kampionatit turk për skuadrën e Karagumruk. Mes palëve është mbyllur gjithçka dhe shumë shpejt pritet të vijë zyrtarizimi.

LEXO TE PLOTE