Connect with Us

Nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj/ Ushqimet që do t’iu bëjnë të dukeni më të rinj

Life Style

Nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj/ Ushqimet që do t’iu bëjnë të dukeni më të rinj

Publikuar

-

Frutat agrume

Agrumet janë një burim kryesor i vitaminës C dhe acidit folik. Ato ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe acidit urik në gjak. Nëse i konsumoni rregullisht, do t’ju ndihmojnë të parandaloni problemet e qarkullimit të gjakut, gjendjen e zemrës dhe sëmundjet të cilat shkaktojnë dhimbje në nyje. Konsumimi i lëngut të limonit me stomak bosh pastron zorrën e trashë dhe detoksifikon trupin.

Hudhra

Hudhra vret shumicën e infeksioneve nëse përdoret siç duhet. Vlerat që ofron hudhra kundër plakjes, e bëjnë atë një nga antibiotikët më të mirë natyrorë. Ajo gjithashtu balancon kolesterolin, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe hipertensionin, dhe ndihmon në uljen e rrezikut të kancerit.

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ka përfitime të shumta shëndetësore. Përmban antioksidantë siç janë flavonoidet që mbron lëkurën nga dëmtimi UV, lufton radikalet e lira dhe përmirëson hidratimin. Çokollata me të paktën 75% kakao që do t’ju japë të gjitha përfitimet e antioksidantit.

Vaj ulliri

Vaji i ullirit nuk është vetëm një pjesë thelbësore e një diete të shëndetshme, por gjithashtu një produkt i shkëlqyer për lëkurën. Është një nga burimet kryesore të acidit alfa-linolenik i cili e mban lëkurën të hidratuar dhe tonifikuar, duke parandaluar plakjen. Aplikoni disa pika vaj ulliri rreth syve tuaj, përpara se të shkoni në shtrat. Kjo do ta bëjë lëkurën tuaj të lëmuar dhe të hidratuar dhe të zvogëlojë shfaqjen e rrudhave të imëta.

LEXO EDHE:  5 ushqimet më të mira për mëngjes

Avokado

Me siguri keni dëgjuar se avokado ju bën të fitoni peshë për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrës, por ato janë shumë të shëndetshme. Konsumimi i një avokadoje në ditë ul nivelin e kolesterolit dhe ndikon në procesin e rigjenerimit të lëkurës. Ai i siguron trupit vitaminë C, kalium, dhe antioksidantë, sk dhe është i pasur me acid folik.

Frutat e pyllit

Luleshtrydhet, manaferra, boronicat kanë veti antioksiduese që parandalojnë ose vonojnë disa dëmtimin e qelizave dhe mund të zvogëlojnë ënjtjen dhe dhimbjen. Rekomandohet që të konsumoni boronica pasi ato përmirësojnë ndihmojnë dhe në parandalimin e sëmundjeve urinare, Alzheimerit dhe shëndetit mendor.

Karotat

Kjo perime është e njohur për shëndetin e syve falë beta-karotenit, një substancë e cila shndërrohet në vitaminë A. Ndihmon që retina dhe pjesët e tjera të syrit të funksionojnë pa probleme. Parandalon gjithashtu rrudhat e parakohshme të lëkurës të shkaktuara nga ekspozimi ndaj rrezeve UV./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

VIDEO- Fjolla Morina vajzë me fat/ Merr dhuratën luksoze nga mashkulli misterioz

Publikuar

-

Nga

VIDEO- Fjolla Morina vajzë me fat/ Merr dhuratën luksoze nga mashkulli misterioz

Këngëtarja Fjolla Morina ka marrë një dhuratë super luksoze nga një mashkull misterioz, emrin e të cilit Fjolla nuk e ka zbuluar.

Personi në fjalë e ka surprizuar këngëtaren me një makinë Audi Q7 dhe nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Fjolla duket tejet e emocionuar.



“Hajde për hajër ta gëzosh”, shprehet në video djali që e ka surprizuar. Përveç makinës, djali i ka dhuruar dhe një tufë me lule.

LEXO EDHE:  Ushqimet që ju zgjojnë nga gjumi

LEXO EDHE:  Ushqimet me më shumë vitaminë D/ Çfarë duhet të konsumoni

Fjolla Morina është treguar shumë e rezervuar për sa i përket jetës së saj private, ndaj pritet të na zbulojë diçka më tepër rreth kësaj dhurate kaq luksoze dhe djalit që ia dhuroi./ CNA.al


LEXO TE PLOTE

Horoskopi

Fiksohen pas personave të gabuar/ Këto janë dy shenjat që bëhen “pre e lehtë”

Publikuar

-

Nga

Fiksohen pas personave të gabuar/ Këto janë dy shenjat që bëhen “pre e lehtë”

Gaforrja

Jeni të ndjeshëm dhe kur gjeni dikë me të cilin përshtateni, bini shpejt brenda. Zakonisht jepeni tërësisht pas njerëzve pasionant që ua bëjnë muajin e mjaltit një prej kujtimeve më të bukura të jetës. Problemi i njerëzve që pëlqeni ju? Ankohen tek ju gjatë gjithë kohës dhe bëhen gati mbytës! Janë pak si shumë të ngjitur.



Dashi

Është shenjë ambicioze dhe ka ndjesinë e protagonizmit. Nëse një Dash del me dike, ai duhet të jetë: s*ksi, çmendurisht i mirë në s*ks, mundësisht me mjekër dhe shumë i suksesshëm në gjërat që bën. Problemi me këtë lloj partneri është se ata i kushtojnë kaq shumë vëmendje karrierës së tyre, sa nga një moment në tjetrin nuk janë më aty. Në çastin e parë që do t’i dukeni të “papërshtatshëm”, ata ikin nga ju./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Plasën” komentet e dashurisë/ Pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj, Shpat Kasapi prezanton të dashurën s*ksi

Publikuar

-

Nga

Pas ndarjes nga Afërdita Dreshaj vite më parë, Shpat Kasapi e ka lënë pas në të shkuarën duke nisur një romancë të re.

Disa ditë më parë ai u fotografua krah një vajze shumë bukuroshe që më pas u zbulua se identiteti i saj ishte Selvije.

Pas fotos që qarkulloi në rrjet dyshja nuk kanë mundur ta mbajnë  të fshehtë dashurinë e tyre duke e shprehur hapur edhe në rrjetet sociale.



Në një foto të publikuar së fundi nga Shpat Kasapi, Selvija ka komentuar në foton e partnerit duke lënë një emoji me kurorë mbreti dhe një zemër.

LEXO EDHE:  5 ushqimet më të mira për mëngjes

LEXO EDHE:  Ushqimet me më shumë vitaminë D/ Çfarë duhet të konsumoni

Ndërsa Shpat nuk ka nguruar të shprehë dashurinë duke i shkruar: “Ti je plot dashuri🙏❤️❤️”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE