Connect with Us

“Në Tiranë gëlojnë sëmundje të rrezikshme ngjitëse”/ Mjeku- Veliajt: Lëri filmat propagandistik, bëj dezinfektimin e rrugëve

Shëndeti

“Në Tiranë gëlojnë sëmundje të rrezikshme ngjitëse”/ Mjeku- Veliajt: Lëri filmat propagandistik, bëj dezinfektimin e rrugëve

Publikuar

-

“Në Tiranë gëlojnë sëmundje të rrezikshme ngjitëse”/ Mjeku- Veliajt: Lëri filmat propagandistik, bëj dezinfektimin e rrugëve

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo e ka nisur ditën me një mesazh të fortë për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Duke marrë shkas nga higjena e ulët e mjediseve ku jetojmë, sidomos në këtë kohë pandemie, Kalo shkruan se u bënë muaj e vite që rrugët, sheshet, rrugicat, pas pallatet, buzë lana e mjediset poshtë urave të saja nuk e kanë parë dorën e bashkisë apo të autoriteve të tjera të ngarkuara, me higjenizimin e tyre.

Bashkangjitur reagimit të Tij, Kalo ka postuar edhe disa foto, pasojë e sëmundjeve të rrezikshme që na rrethojnë, nga higjena e ulët.

Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve, vijon Kalo më tej.

KOHË KOVIDIANE….9.08.2020….Në përballjen me sfidën mbarëbotërore ndaj Sars-Cov2/Covid 19, krahas tre masave thelbësore dhe dobiprurëse të: 1- Distancimit fizik përsa sa kohë që është e mundëshme dhe rrethanat na e krijojnë këtë mundësi, 2- Mbajtjes së maskave kudo POR më së paku në mjediset e mbyllura dhe ku ka grumbullime njerëzish, 3- MASAT e Higjenës: a. individuale, b. kolektive dhe c. të mjediseve ku jetojmë e punojmë, RËNDËSI të madhe kishin, kanë dhe gjithmonë do të kenë këto të fundit, PRA higjena e mjediseve ku JETOJMË, ku ECIM e ku PUNOJMË…..U bënë muaj e vite që RRUGËT, SHESHET, RRUGICAT, PAS PALLATET, BUZË LANA e mjediset POSHTË URAVE të saja NUKU e kanë parë dorën e BASHKISË apo të Autoriteve të tjera të ngarkuara, me HIGJENIZIMIN e tyre….ATO GJALLOJNË nga Insektet fluturuese, sidomos mushkonjat “dashamirëse” të gjakut tonë duke na lënë gjurmë të shumta në lëkurë, ose rreziqet e sëmundjeve më të rrezikëshme deri në prekjen e trurit që ato bartin, bubuzhelat e ndryshëm bartës e përhapës të jo pak sëmundjeve ngjitëse, brejtësit e ndryshëm sidomos minjtë e kanaleve urbane “kanë lluksin” të shumohën dhe të na “shërbejnë” me lepstospirat e spirilumet e shumta, që ato bartin dhe na i ofrojnë me urinën apo kafshimet e tyre, qentë e infektuar me leishmanisosis janë “komshinjtë” tanë shumë të shpeshtë, macet me infeksionet e tyre mykotike apo sëmundjen e “gërvishjes së maceve” (CSD), etj, etj….DESINSEKTIMI dhe DESINFEKTIMI real dhe jo ai “filmiko-propogandistik” është DOMOZDOSHMËRI, dhe ato janë aleatë tanë të plotëfuqishëm edhe në sfidën ndaj “flamës mbarëbotërore” të Sars-Cov2/Covid-19……NA ndihmoni në këtë drejtim që t’ja dalim mbanë në këtë betejë…..ËSHTË DETYRIMI i juaji ndaj jetës sonë si taksapagues…..”Çiçosja” me ujë pa snjë dezinfektant në përbërjen e tij, e cila u bëhet ndonjë korsie rruge midis orës 4:00 – 5:00 të mëngjesit, shërben vetëm e vetëm për të justifikuar fondet që u meren taksapaguesve për këtë aktivitet, POR aspak qëllimit të dezinfektimit e të dezinsektimit të TIRANËS….Jemi qytetarë dhe DUHET të trajtohemi si të tillë…..Jemi SHQIPTARË dhe duhet t’a ndjemë veten të respektuar dhe të dëgjuar në vendin tonë….JEMI PROFESIONISTË të SHËNDETIT publik dhe jo vetëm, ndaj edhe jemi më shumë të ndjeshëm e të përgjegjshëm në këtë aspakt të jetës në komunitet….TOGETHER FOREVER!!!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. Islam Bizgjoni

    9 Gusht, 2020 at 4:40 pm

    Shkrimi i Dr . Kalos eshte sinjal alarmi per te gjithe ne banoret e Tiranes . Pervec kujdesit te shtuar qe duhet te kemi vete ne jane te domosdoshme edhe ato masa qe thote Doktori. Une jam banor i nje pallati ketu tek rruga Jordan Misja dhe kemi nje problem shume te madh si banore. Ish Administratori i pallatit ka mbushur me mace e qen cdo sip. Te pallatit te cilat kane sjelle pleshta te shumta gjithandej pallatit dhe megjithe nderhyrjen toneper ti larguar Ai nuk ka marre asnje mase e problemi vazhdon te jete teper shqetesues . Zoti Kryetar i Bashkise ! Na duhet nderhyrja Juaj urgjente per kete problem. Sepse nuk kemi rruge tjerer, mbasi personi ne fjale eshte teper problematik.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Publikuar

-

Nga

Skandali tek Trauma/ Shiten cigare brenda në spital

Çudirat në spitalet shqiptare duket se nuk kanë të sosur. Ndonëse duhet të jenë kryefjala e shëndetit, brenda ambienteve të Spitalit të Traumës, mund të blesh pa asnjë problem edhe cigare.

Nuk bëhet fjalë për shitës ambulant, që jemi mësuar të shohim rëndomë, teksa futen lirisht në dhomat e pacientëve, duke ofruar nga produktet ushqimore, tek ato kozmetike.



Në makinetat e vendosura në secilin repart të këtij spitali, mes pijeve dhe produkteve të tjera, shiten edhe cigare, ku mund të blejë kushdo.

LEXO EDHE:  Skandali/ Lali Eri i “dhuron” vëllait të deputetit socialist tenderin 450 milionë lekë

LEXO EDHE:  Skandali-Dokumentet/ Erion Veliaj, 10 milionë dollarë për kryeprokurorin e Tiranës?! 

CNA.al. sjell edhe disa foto që pasqyrojnë situatën në Spitalin Universitar të Traumës i cili përballon më shumë se 42 mijë urgjenca traumash në vit dhe mbi 6000 shtrime nga e gjithë Shqipëria./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Nisja e vitit të ri shkollor/ Ministria apel të fortë: Prindërit t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës

Publikuar

-

Nga

Ministria e Shëndetësisë miraton protokollet për testimet serologjike në spitale private

Duke marë shkas nga nisja e vitit të ri shkollor, ministria e Shëndetësisë ka bërë një apel të fortë për nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

MInistria kërkon kontributin dhe bashkëpunimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve, për të zbatuar rregullat e vendosura dhe për të sinjalizuar në kohë cdo rast të dyshuar, për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë i kërkon prindërve t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijëve dhe të raportojnë çdo shqetësim të tyre, ndërsa mësuesve të jenë të kujdesshëm.



“Prindërit duhet t’i masin çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë. Për çdo shqetësim, mësuesit duhet të kontaktojnë koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Ndërsa nxënësit, nëse gjatë qëndrimit në klasë kanë një shqetësim nga ana shëndetësore, të lajmërojnë menjëherë mësuesin e tyre.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë/ 4 të plagosur me urgjencë drejt spitalit

LEXO EDHE:  Skandali-Dokumentet/ Erion Veliaj, 10 milionë dollarë për kryeprokurorin e Tiranës?! 

Të gjitha institucionet arsimore që sot kanë filluar mësimin duhet të zbatojnë me rigorozitet Udhëzimin mbi masat anti-COVID19 me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit CARSCOV2.

Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”, thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shënohen katër viktima në 24 orë

Publikuar

-

Nga

Mbeten të larta shifrat e të infektuarve/ Shënohen katër viktima në 24 orë

167 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë nga Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjithashtu kanë humbur jetën 4 persona.

Raportohet se kanë humbur betejën me COVID19 një 59 vjeçar dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 71 vjeçare nga Shkodra dhe një 76 vjeçar nga Lezha.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ju informojmë për situatën epidemiologjike në vend për 24 orët e fundit:

Nga 862 testime të kryera janë identifikuar 167 të prekur me virusin SARS COV2, ndërsa 46 qytetarë rezultojnë të shëruar.

Të prekurit e 24 orëve të fundit janë identifikuar në këto qytete:

88 raste në Tiranë, 11 në Durrës, 9 ne Lëzhë, 8 në Elbasan, nga 7 raste Korçë, Fushë-Arrëz, 6 në Krujë, 5 në Vlorë, nga 4 raste Shkodër, Berat, 3 në Gramsh, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Dibër, Malësi e Madhe, Memaliaj.



Edhe një herë ju bëjmë thirrje për të mos e ulur vigjilencën.

LEXO EDHE:  Foto/ Elida Jorgoni: “E poshtërova diktaturën erdoganiste”

LEXO EDHE:  Patozi flet për Vettingun/ Lali Eri e qetësoi opozitën

Respektoni distancimin fizik

Vendoseni maskën

Kujdesuni për higjienën vetjake dhe kolektive.

Kur dyshoni se jeni i prekur, telefononi urgjencën kombëtare 127 dhe qëndroni në kontakt me mjekun e familjes. Në linjën e gjelbër 0800 40 40 mund të merrni informacionet e duhura rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (14 Shtator 2020)
Testime totale 74766
Raste pozitive 11520
Raste të shëruara 6615
Raste Aktive 4567
Humbje jete 338 (Qarku Tiranë 161, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 17, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2317
Durrës 516
Shkodër 357
Lezhë 268
Elbasan 232
Korçë 209
Fier 185
Vlorë 163
Kukës 140
Berat 84
Dibër 49
Gjirokastër 47/ CNA.al

LEXO TE PLOTE