LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndezi zjarr për të pastruar token/ I merr flakë edhe banesa, humb jetën i moshuari në Mat

9 Gusht 2020, 17:33, Kronika CNA
Ndezi zjarr për të pastruar token/ I merr flakë edhe banesa, humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditene sotme në fshatin Bujkë, Bashkia Mat ku një i moshuar ka humbur jetën.

Mësohet se shtetasi H. K., rreth 79 vjeç , banues në qytetin e Burrelit, dyshohet se ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat dhe si pasojë e përmasave të mëdha të zjarrit, është djegur edhe banesa e pa banueshme e tij, ndërsa shtetasi H. K., në përpjekje për të shuar zjarrin dyshohet se është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga