LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Virusi pëson mutacion, më pak raste klinike dhe vdekje

9 Gusht 2020, 12:11, Lifestyle CNA
Mjeku Alimehmeti jep lajmin e mirë/ Virusi pëson mutacion, më pak

Mjeku Ilir Alimehmeti ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët që lidhen me pandeminë e koronavirusit.

Duke cituar autorin amerikan Wayne W. Dyer, mjeku thotë: ?Ndrysho mënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë?.

Ai përmend faktin që virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më të transmetueshëm dhe thekson se rritja e shifrave të të infektuarve ka ardhur si shkak i heqjes së masave.

Alimehmeti i referohet një studimi dhe deklaron se virusi ka pësuar mutacion dhe po shkakton më pak raste klinikë dhe vdekje.

?Forma G614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicën dërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (e shprehura në shifra absolute) që po shtoheshin. Në fakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i të infektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron se IFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.

Por vetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga ky studim elitar i publikuar pak ditë më parë. Studimi udhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë e virologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira të virologjisë. (linku në fund të postimit) Në këtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhe kërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës ?spike? të SARS-CoV-2 tashmë ka një konformacion ?më të zbuluar? ose ?të hapur?.

Pra, domeni i lidhjes me receptorin (RBD ? receptor binding domain) ka dalë më në sipërfaqe. Ky konformacion më i hapur e bën variantin G614: më të aftë për t?u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh. Por më të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë duke ulur klinikën dhe vdekshmërinë.Këto karakteristika shkojnë pikërisht në drejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të ?përshtatjes bartës-virus?. Por, duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.

??Specificikisht, ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506). Kjo shoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe i epitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat. Për shembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kur RBD-ja është ?e hapur?, në krahasim me orientimin ?e mbyllur?, në të cilin ky rajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese. Si rrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe të RBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614??, shkruan ai.

Gjithashtu ai bën thirrje që qytetarët të mbrohen duke respektuar këshillat dhe masat!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga