Connect with Us

Maqedonia e Veriut / Shkëndija zhgënjen në ndeshjen e parë të kampionatit

Sport

Maqedonia e Veriut / Shkëndija zhgënjen në ndeshjen e parë të kampionatit

Publikuar

-

Kampionati i Maqedonisë së Veriut ka nisur edicionin e tij këtë fundjavë me ndeshjen të cilën Vardari e humbi me Borec ditën e djeshme. Ndërkohë, sot janë luajtur ndeshjet e tjera të javës së parë, ku binin në sy dy derbit e shqiptarëve, të cilët janë mbyllur në barazim.

Shkëndija e Tetovës është ndalur në barazim 2-2 në fushën e Shkupit, duke mos arritur ta nisë me fitore as këtë sezon. Darbo shënoi dy gola për vendasit në pjeën e pare të takimit, ndërsa në të dytën, ekipi i Ernest Gjokës vendosi barazpeshën në shifra me golat e Doinev dhe Ahmedit brenda 6 minutash. Ndërkohë, ndeshja mes skuadrës së Renovës dhe Struga Trim & Lum është mbyllur në një barazim pa gola.

Në fakt, ndeshja e sotme mes Shkupit dhe Shkëndijës ka qenë testi i parë real për të parë gjendjen e dy skuadrave të cilat do të marrin pjesë në Ligën e Europës në këtë edicion dhe kanë pretendime që të kalojnë turin e parë eliminator.

Ndeshjet

Belasica-Sileks 0-6

Makedonija GP-Rabotniçki 2-1

Pelister-Akademija Pandev 1-0

Renova-Struga Trim & Lum 0-0

Shkupi-Shëndija Tetovë 2-2

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Gjermania rikthen tifozët në stadiume

Publikuar

-

Nga

Të parët që rinisën të luanin futboll pas pandemisë dhe të parët pritet të jenë edhe në garën për të rikthyer tifozët në shkallët e stadiumit.

Sipas televizionit shtetëror gjerman “ZDF”, kancelaritë shtetërore të shteteve federale në konsultim me federatat sportive të vendit, kanë arritur një marrëveshje për protokollet e rikthimit të publikut në shkallët e stadiumeve.



Ideja është që stadiumet të nisin të mbushen në kapacitet nga 30- 40% përpara muajit tetor, ndërkohë që një datë e saktë e rikthimit të tifozëve në tribuna mbetet ende e hapur. Sipas “Bild”-it, data e saktë pritet të vendoset në takimin e fundit që do të mbahet ditën e nesërme.

LEXO TE PLOTE

Sport

Vllaznia nuk ndalet në merkato, merr edhe Eni Imamin

Publikuar

-

Nga

Ashtu siç pritej, Vllaznia ka prezantuar afrimin më të ri në skuadër. Eni Imami do të jetë pjesë e shkodranëve në sezonin e ri.

Pas aventurës me Tiranën dhe Skënderbeun në sezonin e fundit, Imami tashmë do të mbajë veshur fanellën e Vllaznisë. Lojtari është prezantuar nga klubi shkodran, të cilët kanë njoftuar firmën edhe me një lojtar tjetër.



Vllaznia njofton rinovimin e kontratës për 5 vitet e ardhshme me portierin Kristi Qarri, i cili përveç ekipit të parë do të aktivizohet edhe me U-21.

Sipas shkodranëve kjo marrëveshje afatgjatë është pjesë e strategjisë së klubit në promovimin dhe inkurajimin e talenteve shkodrane brenda kampionatit shqiptar dhe në ligat tjera evropiane.

LEXO TE PLOTE

Sport

Formacioni, ja skuadra që do rreshtojë në fushë Gega ndaj Wolfsburgut

Publikuar

-

Nga

Kukësi ka zgjedhur Elbasanin për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes së Ligës së Europës me Volfsburgun, që do të luhet të enjten në orën 20:00 në stadiumin “Air Albania”. Trajneri Skënder Gega preferon që ta stërvisë skuadrën në një fushë me bar natyral, ndaj dhe drejtuesit i kanë krijuar kushte në kompleksin e akademisë “Bajrami”, aty ku verilindorët janë shpërngulur prej disa ditësh. Situata në kampin kuksian duket e qetë dhe optimiste, ndonëse ajo që e shqetëson më shumë Gegën është pikërisht gjendja e mesfushorit Eduart Rroca.

Dëmtimi në miqësoren ndaj Bylisit ka lënë pasoja jo të vogla, pasi 27-vjeçari rrezikon seriozisht ndeshjen me Volfsburgun. Në stërvitjen e djeshme mesfushori kreu vetëm vrapime përreth fushës, me shpresën që të rikuperohet në kohë për sfidën me gjermanët. Gjithashtu, Rroca shpreson që të jetë gati për t’u bashkuar sa më parë me ekipin e ri në kampionatin turk. Ndonëse ende nuk bëhet i ditur nga klubi kuksian, largimi i tij pas Kupave të Europës është çështje thuajse e mbyllur.

TITULLARËT



Edhe pse testi ndaj Bylisit nuk shkoi ashtu si duhet, ku loja u ndërpre pas vetëm 50 minutash për shkak të incidenteve në fushë, trajneri Gega nuk preferoi një miqësore tjetër. Në këto kushte, ai zhvilloi një test brenda grupit. Kjo, edhe për faktin se i druhet ndonjë dëmtimi në prag të sfidës së 17 shtatorit. Për të plotësuar numrin e lojtarëve, trajneri grumbulloi edhe tre futbollistë nga ekipi U-21, pikërisht Osma, Karaj dhe Hallaçi, të cilët iu bashkuan ekipit në testin brenda grupit. Dyshimet më të mëdha lidhen me titullarët që tekniku i Kukësit do të hedhë në fushë ndaj Volfsburgut.

Duke parë diferencat e mëdha me kundërshtarin, pritet një ekip që më së shumti të mbrojë. Mjafton të thuhet që dy mbrojtësit e krahut, Maliqi dhe Musta, mund të luajnë si mesfushorë krahu, me synimin për të blinduar krahët dhe mos u lënë shumë mundësi gjermanëve që të sulmojnë.

Për momentin Xhika duket i sigurt në portë, ndërsa para tij, në mbrojtjen me 4 do të luajë Lulaj në të djathtë, Obanor me Horiç në qendër dhe blerja më e fundit, Demiri, në të majtë. Në mesin e fushës, përveç Mustës dhe Maliqit nga krahët, Telushi, Musolli dhe Limaj do të formojnë “digën” në qendër. Ndërsa sulmuesi i vetëm pritet të jetë nigeriani Eze. Megjithatë, gjatë këtyre ditëve Gega ka provuar variante të ndryshme, sepse duke njohur kundërshtarin e fortë që kanë përballë, duhet të ndryshojë diçka nga skema e zakonshme. Pra, duke bërë “shpikje” për t’u bërë ballë gjermanëve të Bundesligës./Panorama Sport

LEXO TE PLOTE