Connect with Us

Lufta me Covid/ SHBA regjistron mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima

Bota

Lufta me Covid/ SHBA regjistron mbi 5 milionë të infektuar dhe 162 mijë viktima

Publikuar

-

SHBA vijon të ketë numrin më të lartë në botë të të infektuarve dhe atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Në SHBA rezultojnë mbi 162 mijë viktima nga COVID-19. Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara ka arritur në më shumë se 5 milionë që prej fillimit të pandemisë, sipas të dhënave
të gazetës “New York Times”.

Institucionet shëndetësore shprehen se nëse 95 % e amerikanëve do të mbanin maska, do të shpëtoheshin më shumë se 66 mijë jetë njerëzisht.

LEXO EDHE:  Të gjitha akuzat që rëndojnë Bashën për lobimin në SHBA

Numri i vërtetë i infektimeve besohet se mund të jetë më i lartë për shkak të kapaciteteve testuese dhe zbulimeve se shumë njerëz që janë të infektuar me koronavirus, nuk kanë asnjë simptomë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Britania regjistron 4000 raste me Covid-19/  Të rinjtë “e pabinduar” nuk respektojnë masat e reja

Publikuar

-

Nga

Britania e Madhe regjistron 4000 raste me Covid-19/  Të rinjt “e pabinduar” nuk respektojnë masat e reja

Në Britaninë e Madhe gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  3991 raste të reja me Covid-19 dhe 20 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë numri total i të prekurve nga koronavirusi është rritur në 378 219, për një total viktimash prej 41 684.

Për këtë aryse qeveria britanike ka vendosur ndalimin e takimeve dhe grumbullimin e më shumë se 6 personave që nuk i takojnë të njëjtës bërthamë familjare, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ato të hapura. Deri tani kufiri i grumbullimit të njerëzve ishte deri 30 persona.

LEXO EDHE:  Thellohet bilanci në Britani/ 888 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19



Nga rregulli janë të përjashtuar sektorët e prodhimit, zyrat, bizneset, dasmat, funeralet, institucionet fetare, eventet sportive të hapura për publikun dhe shkollat.

LEXO EDHE:  Pse 1979-a, ishte viti që formësoi botën e shekullit XXI

Masa e re e “rregullit të gjashtës”  ka për të ndikuar kryesisht në pub-et, restorantet dhe vizitat në shtëpi.

Situata ka dalë jashtë kontrollit, veçanërisht tek të rinjtë, grupi 18-25 vjeç që përfaqëson pothuajse 40% të infeksioneve.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shkatërrohet karteli shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali/ Policia kryen dhjetëra arrestime

Publikuar

-

Nga

Shkatërrohet karteli shqiptar i trafikut ndërkombëtar të drogës në Itali/ Policia kryen dhjetëra arrestime

Është shkatërruar një kartel i trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë.

Mediat italiane shkruajnë se karteli drejohej nga grupe shqiptare lider në kontinent,te cilët ishin të specializuar për trafikun e drogës.



Gjatë operacionit të zhvilluar në Firence  janë sekuestruar tonelata drogë si dhe miliona euro. Gjithashtu  janë kryer edhe dhjetëra arrestime të anëtarëve të këtij karteli kriminal.

LEXO EDHE:  Pse 1979-a, ishte viti që formësoi botën e shekullit XXI

LEXO EDHE:  “Nuk janë manipuluar shifrat”/ Kalo: Tek ne ka ndodhur një raport që nuk e ka bota

Ky operacion është zhvilluar nga Europol dhe Eurojust si dhe një bashkëpunim Itali- Holandë që kanë aktivizuar sektorët anti-drogë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shifrat-Rëndohet bilanci/ Regjistrohen mbi 940 mijë viktima nga Covid në gjithë botën

Publikuar

-

Nga

Bashkëshorti i një punonjëseje pozitiv për Covid/ Pezullohet puna në hipotekën e Pogradecit

Që nga fillimi i pandemisë së Covid, në gjithë botën janë regjistruar më shumë se 29.8 milionë të infektuar, ndërsa totali i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 940 720 persona.

Sipas të dhënave të siguruara nga Universiteti Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara me 23,261 infeksione të reja dhe 968 vdekje në 24 orët e fundit arritën në 6,626,242 raste të koronavirusit dhe 195,661 vdekje e ndjekur nga Brazili (134,106), India (82,066), Meksika (71,678) dhe Mbretëria e Bashkuar (41,664).

Brazili, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia e koronavirusit, ka arritur në 4,419,083 milionë infeksione dhe 134,196 vdekje.



India shënon një hap tjetër rekord në infeksionet e përditshme të koronavirusit, me 97,895 raste në 24 orët e fundit.

LEXO EDHE:  Thellohet bilanci në Britani/ 888 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

LEXO EDHE:  Tërmeti tragjik në Turqi/ Shkon në 39 numri i viktimave

Me mbi 5.1 milionë raste të përgjithshme, India është vendi i dytë më i prekur në botë nga pandemia pas Shteteve të Bashkuara. Ministria Federale e Shëndetësisë e Indisë raportoi se 1,132 njerëz vdiqën nga Covid-19 në një ditë, duke e çuar numrin total të viktimave në 83,200./CNA.al

LEXO TE PLOTE