LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

LSI e emëroi këshilltar ministri, trafikanti Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Ditmir Bushati e shkarkoi

9 Gusht 2020, 16:13, Politikë CNA

Jo vetëm konsull nderi i Meksikës me titull të hequr por edhe këshilltar ministri.

Ylli Ndroqi, apo trafikanti i drogës Xhemail Pasmaçiu, ka një histori edhe në korridoret e ministrisë së Jashme, si konsull apo diplomat, por edhe këshilltar ministri.

Në vitin 2012, pasi Meksika solli dokumentet, ministri i Jashtëm i LSI në atë kohë Edmond Haxhinasto, njohu Ylli Ndroqin, si konsull. Por mesa duket as ai, as administrata nuk kanë berë verifikimet e dokumentacioneve për këtë personazh. Një shkresë në polici, Interpol apo gjendjen civile do nxirrte lehtësisht se ai ishte një person me gjeneralitete të ndryshuara dhe i skeduluar si trafikant droge në Turqi dhe Itali.

Por nuk mjafton vetëm kjo. Ylli NDroqi i cili gjatë kohës së Ilir Metës shëtiste në korridoret e ministrisë së Jashtme si në shtëpinë e tij, kishte rritur kërkesat. Edmond Haxhinasto e njohu si konsull, por qershia mbi tortë vjen nga Edmond Panariti, ky i fundit e emëroi Ylli Ndroqin (Xhemail Pasmaçiun) si këshilltar të jashtëm në këtë ministri.

Xhemail Pasmaçiu i bërë Ylli Ndroqi, nuk ka qenë vetëm konsull, titull që nuk e mbajti dot sepse ja hoqën, por edhe këshilltar i ministrit të jashtëm.
Këtë detyrë Ndroqi e mbajti deri në momentin e emërimit të ministrit të ri pas fitorës të koalicionit PS-LSI në vitin 2013.

Ministri i ri i jashtëm, Ditmir Bushati, ishte ai që liroi nga detyra Ylli Ndroqin si këshilltar ministri. Disa vite më pas ai humbi dhe titullin si Konsull Nderi i Meksikës, megjithëse ky titull është i përjetshëm./CNA.al

Dosja e SPAK/ Si i vuri pasuritë Ylli Ndroqi?

Çfarë fsheh arrestimi i vitit 2015, i Ylli Ndroqit?

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Shoqërohet në polici Ylli Ndroqi/ Gjykata i sekuestron pasurinë

Lajmet e fundit nga