Connect with Us

Laçi siguron portën për vitin e ardhshëm, portieri i talentuar firmos për 2 vite

Sport

Laçi siguron portën për vitin e ardhshëm, portieri i talentuar firmos për 2 vite

Publikuar

-

Laçi duket se fillimisht dëshiron të përforcojë portën pas largimit të sigurt të Dimitri Stazhilla, i cili ka mbrojtur portën e kurbinasve gjatë sezonit, që sapo u mbyll. Mbrëmjen e djeshme kurbinasit njoftuan marrëveshjen për afrimin e Alen Sherrit dhe shkodrani pritet të bashkohet nesër në stërvitje me laçjanët, pavarësisht se Vllaznia po punon për ta rikthyer ne Shkodër.

Ditën e sotme është zyrtarizuar edhe qëndrimi i portierit të dytë, Edmir Sali. Vlonjati nuk ka luajtur shumë gjatë sezonit të shkuar, por Laçi i vlerëson aftësitë e tij dhe ka vendosur të rinovojë me të edhe për dy vite. 23-vjeçari këtë sezon luajti vetëm një ndeshje me Laçin, atë të fundit të kampionatit ndaj Teutës dhe spikati, duke i pritur një penallti Rubin Hebajt në fundin e ndeshjes.

“Portieri Edmir Sali rinovon kontratën dhe për dy vite të tjera me klubin tonë. I urojmë suksese të mëtejshme”, shkruan klubi kurbinas në faqen zyrtare të klubit në “Instagram”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Skënderbeu nuk di më të fitojë, tjetër rezultat zhgënjyes edhe ndaj Dinamos

Publikuar

-

Nga

Fitoret në miqësore janë kthyer në një “tabu” për skuadrën e Skënderbeut, e cila edhe në përballjen e sotme, ndaj Dinamos, që militon në Kategorinë e Parë, nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2-2.

Në sfidën e zhvilluar në “Tropikal”, golat për korccarët i shënuan Pusi dhe Maliqi, ndërkohë që për kryeqytetasit realizuan 2 futbollistët italianë, Pontreli dhe Ortolani.

Kujtojmë që në 2 miqësoret e fundit të zhvilluar më herët, Skënderbeu është mposhtur 1-4 nga Drita e Gjilanit si dhe ka barazuar pa gola ndaj  Turbinës së Cërrikut.



SKËNDERBEU – DINAMO 2-2

Pusi, Maliqi / Pontreli, Ortolani

LEXO TE PLOTE

Sport

Crvena Zvezda eliminohet në Qipro, mund të ndeshet sërish me Tiranën

Publikuar

-

Nga

Serbët e Crvena Zvezdën janë eliminuar në raundin e tretë të Ligës së Kampionëve, teksa u mposhtën nga qipriotët e Omonias me 11-metërsha (4-2).

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, ndërkohë që vendasit e treguan më të saktë nga pika e bardhë e penalltisë.



Kujtojmë që Crvena eliminoi në turin e dytë Tiranën, ndërkohë që ekziston mundësia që këto 2 skuadra të përballen sërish në “Play-Off”-in e Ligës së Kampionëve, në shortin që do të hidhet në 1 tetor.

LEXO TE PLOTE

Seria A

“Shkova te Lacio se i dhashë besën Igli Tares”, rrëfehet Muriqi: Goli i parë do jetë për shqiptarinë

Publikuar

-

Nga

Vedat Muriqi, bëri një hap galopant në karrierën e tij, teksa firmosi një kontratë 5 vjeçare me klubin e Lacios. Ish-futbollisti i Teutës dhe Besës së Kavajës, është inspirim për çdo të ri, se si me punë dhe me vullnet mund të arrihet nga futbolli shqiptar, në nivele të larta siç është Seria A.

Në një rrëfim për “Top Channel”, shqiptari i Kosovës, ndau emocionet e para vetëm pas orë pas firmës me skuadrës laciale teksa zbuloi se i dha besën Igli Tares për këtë transferim.

FIRMA ME LACION- Ndihem me të vërtetë mirë. Kam bërë besoj një hap të madh në karrierën time dhe shpresoj se do e vazhdoj formën aktuale. Pata shumë mesazhe urimi nga të gjithë shokët, familjarët, por edhe shumë njerëz që nuk i njoh.



NDIKIMI I  TARES- Igli më tha vetëm se nëse dëshiron që të vish këtu unë do të të marr këtej dhe ne shqiptarët e kemi fjalën, e kemi besën gjithmonë dhe kështu që edhe pse kishte shumë kërkesa dhe nga klube italiane, Igli u interesua, u mundua shumë ditë e natë dhe unë nuk do e zhgënjej 100%.

DEDIKIMI I GOLIT TË PARË- Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikoj shqiptarisë në radhë të parë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre.

GJUHA DHE QYTETI – Kam një javë që mbaj kurse italishte dhe kam mësuar disa fjalë, por besoj se s’do kem problem të mësoj. Roma është një ndër qytetet më të bukura në Evropë po ashtu kam jetuar dhe në Stamboll dhe janë të ngjashëm vetëm se atje sistemi evropian është pak më ndryshe.

LEXO TE PLOTE