LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Laçi e zyrtarizoi, Vllaznia i befason të gjithë me reagimin për Sherrin

9 Gusht 2020, 08:15, Sport CNA
Laçi e zyrtarizoi, Vllaznia i befason të gjithë me reagimin

Laçi ditë e djeshme nëpërmjet faqes zyrtare njoftoi afrimin e portierit të Vllaznisë Alen Sherri, i cili bëhej kështue dhe transferimi i parë për kurbinasit në këtë merkato.

Megjithatë kjo duke se i ka lënë pagjumë te Vllaznia, të cilën në orët e vonë të natës, kanë reaguar në lidhje me këtë, duke thënë se lojtari nuk është larguar, duke e quajtur këtë një lajm portalesh, ndonëse ai u publikua nga Laçi.

Në reagimin e klubit shkodran thuhet se Sherri shihet si një nga portierët me prespektivë në Superiore dhe nga java tjetër do të nënshkruajë kontratën e re me kuqeblutë.

Reagimi i Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia sqaron mbarë opinionin publik se lajmet e përhapura nga portale të ndryshme për nënshkrimin e kontratës nga ana e Alen Sherrit tek një nga klubet e Superiores nuk janë të vërteta.

Lojtari në fjalë është vlerësuar nga stafi teknik si një nga portierët më me përspektivë që aktivizohen në Superiore. Madje, brenda javës së ardhshme, Sherri do të nënshkruajë për kuqeblutë, duke u pasuar nga firma të tjera.

Lajmet e fundit nga