LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kreu i OVL-UÇK-së “kërcënon” Hotin/ Ndërprit bisedimet me Serbinë, ose do përballesh me…

9 Gusht 2020, 07:43, Kosova & Bota CNA
Kreu i OVL-UÇK-së “kërcënon” Hotin/

Kreu i Organizatës së Veteranëve dhe Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati, ka paralajmëruar kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti këtë mëngjes.

Në një postim në rrjetet sociale, Gucati thotë se Hoti duhet të ndërpresë dialogun me Serbinë ose do të përballet me protesta të përditshme.

Kjo dekaratë vjen menjëherë pas arrestimeve të ish-ushtarëve të UÇK-së nga listat që Serbia ka dërguar në Interpol.

?Apeloj tek Kryeministri Hoti, që t?i ndërpresë bisedimet me Serbinë, ose do të përballet me protesta të përditëshme. Arrestimet e fundit të veteranëve të UÇK-së sipas listës së re të Interpolit që i ka dërguar Serbia, është një dhunim dhe cënim i lirive dhe të drejtave të njeriut që po e bën Interpoli, por edhe organet e ?drejtësisë? që e kanë miratuar këtë listë apriori pa kurrfarë baze, vetëm me kërkesë të Serbisë.

Është tepruar loja me listat e UÇK-së në Interpol. Është shkelje e pa precedentë nga Bashkësia Ndërkombëtare qe i ka lejuar Interpolit një veprim kaq të padrejtë ndaj pjestarëve të UÇK-së. Edhe sa falsifikime e akuza duhet t?i tolerojë UÇK-ja mbi supet e veta me propozime të Serbisë?, shkruan ai ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga