Connect with Us

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Sociale

Keni bërë plane për fundjavën?/ Mësoni si do jetë moti

Publikuar

-

Keni plane për pushime në plazh?/ Mësoni parashikimin e motit për sot

Ditën e sotme moti parashikohet i kthjellët me vranësira në zhvillim, kryesisht në mesditë e pasdite duke sjellë dhe rrebeshe në zona të izoluara Veri-verilindje të vendit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 37°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 4 ballë.

LEXO EDHE:  Kapriçot e motit/ Si parashikohen temperaturat për nesër

Rajoni dhe Europa
Stuhi te forta ere dhe shira me intensitet mesatar mbizoterojnë Vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndërsa pjesa më e madhe e kontinetit të Europës vijon në kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominant./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Rikthehen vranësirat/ Ulen temperaturat afrikane

Publikuar

-

Nga

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar në orët para të ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve. Por, orët e mesditës dhe pasdites sjellin vranësira të lehta dhe kalimtare përgjate kufirit Lindor. Ndërsa ultësira peëendimore do të vijojë të jetë me mot të kthjellët.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Vala e të nxehtit/ Meterologu grek: Pas temperaturave të larta, priten reshje të forta shiu

Publikuar

-

Nga

Vala e të nxehtit në rajon/ Meterologu grek: Pas temperaturave të larta, priten reshje të forta shiu

Rajoni është goditur nga vala e të nxehtit afrikan ditët e fundit duke bërë që temperaturat të regjistrojnë vlera ekstremisht të larta.

Meteorologu grek Klearchos Marousakis ka deklaruar se “fenomene të motit të dhunshëm” mund të pasojnë, si ajo që ndodhi në Evropën perëndimore dhe qendrore”.

Marousakis u shpreh se kjo është ajo që ndodhi në Europën perëndimore dhe qendrore ku temperaturat e larta u pasuan nga reshje të forta shiu.

“Nuk do të ishte surprizë nëse një sekuencë e tillë e fenomeneve të papritura të motit të ndodhin edhe në rajon.

Ditët që do të pasojnë do të jenë të vështira për vendin tonë pasi temperaturat do të variojnë nga 40 deri në 43 gradë celcius. Ndërsa gjatë natës temperaturat do të jenë mes vlerave 32 deri në 34 gradë në qendrat e mëdha urbane dhe në pjesën tjetër deri në 30 gradë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Alarmante/ 185 mijë fëmijë në Shqipëri, të rrezikuar nga shfrytëzimi

Publikuar

-

Nga

Që prej viti 2013, 30 korriku është caktuar si ”Dita Botërore kundër Trafikimit ” të Qenieve Njerëzore.

Nisur nga kjo ditë CRCA/ ECPAT Shqipëri përmes një deklaratë kanë bërë të ditur shifra shqetësuese që sipas tyre tregojnë situatën e rëndë të fëmijëve në vendin tonë.

Në deklaratë thuhet se pavarësisht se që prej vitit 2001 e deri më sot, Qeveria shqiptare me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar, kanë zbatuar një sërë masash dhe programesh për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore, 20 vjet më pas, trafikimi i fëmijëve nga Shqipëria, sidomos për qëllime të shfrytëzimit seksual, për të kryer krime dhe në punë skllavëruese, vazhdon të ndodhë pa u sfiduar nga asgjë.

Raporti nënvizon se Varfëria, mungesa e shpresës, situata politike, përfshi edhe pandeminë, kanë sjellë një shtim të risqeve për trafikimin dhe shfrytëzimin e fëmijëve nga Shqipëria.

LEXO EDHE:  Temperaturat pësojnë rritje/ Ja si do jetë moti për orët në vijim

LEXO EDHE:  Policia me “dorë të hekurt” në fundjavë/ Gjobiten mbi një mijë qytetarë për mosmbajtjen e maskës

“Bazuar në të dhënat e Bankës Botërore, te paktën 14 përqind e popullsisë në vend jeton në varfëri absolute, ose rreth 414,000 persona, nga të cilët  të paktën 185,000 janë fëmijë. Varfëria është një ndër faktorët kryesorë që ushqen trafikimin, kriminalitetin, skllavërinë për punë dhe shfrytëzimin seksual të fëmijëve”, vijon deklarata.

Nisur nga kjo situatë, CRCA/ECPAT Shqipëri, i kërkon sot publikisht Qeverisë Shqiptare:  Krijimin e një programi kombëtar të eliminimit të varfërisë së fëmijëve, duke e kthyer këtë çështje në thelbësore për Qeverinë e re që do të formohet në Shtator 2021; Ngritjen e një task-force në nivel kombëtar dhe vendor për eliminimin e trafikimit dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve; Krijimin e një Fondi Kombëtar për Fëmijët, për të financuar ushqimin dhe shërbimet falas për të gjithë fëmijët që jetojnë nën minimumin jetik të varfërisë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE