LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Harxhohen rezervat e gjakut në Kosovë/ Qendra e Transfuzionit thirrje të fortë për qytetarët

9 Gusht 2020, 08:40, Kosova & Bota CNA
Harxhohen rezervat e gjakut në Kosovë/ Qendra e Transfuzionit thirrje

Qendra e Transfuzionit të Gjakut në Kosovë ka bërë thirrje të forta, pasi gjendja aktuale e rezervave të gjakut është kritike dhe kërkesat janë të mëdha.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Bukurije Zhubi, tha për mediat në Kosovë se rezerva ka qenë e konsiderueshme por nuk është stabël.

?Gjendja aktuale e gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut për momentin është kritike sepse kemi pasur dalje të konsiderueshëm të gjakut dhe përbërësve të gjakut për pacientët të cilët kanë pasur nevojë për transfuzion. Rezerva ka qenë e konsiderueshme mirëpo ajo nuk qëndron çdo herë, kështu që kemi arritur në atë pikë që për shkak të zvogëlimit të dhuruesve dhe për shkak të numrit të shtuar të kërkesave të gjakut, kemi ardhur në atë situatë që kemi më pak sasi të gjakut dhe të përbërësve të gjakut?, u shpreh ajo.

Zhubi theksoi se dy javët e fundit është vërejtur mungesë e theksuar sidomos te grupet negative, që sipas drejtoreshës, kanë qenë shumë të kërkuara.

?Jemi përballur shumë me mungesa sidomos të grupeve negative, të cilat kanë qenë shumë të shprehura në këto dy javët e fundit. Kështu që këto mungesa kanë sjellë edhe deri te mbingarkimi i punës në Transfuzion sepse ka ardhur një muri e dhuruesve të gjakut të cilët kanë qenë me grupe tjera dhe me vështirësi kemi arrit t?i mbulojmë të gjitha kërkesat të cilat kanë qenë në grupet negative?, u shpreh ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga