Connect with Us

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Avdullah Hoti fiton betejen me Covid-19/ Rikthehet në zyrë

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.

“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Publikuar

-

Nga

Greqia përforcon mbrojtjen nga Turqia/ Blen avionë dhe anije ushtarake

Ndërsa tensionet mes dy anëtarëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë, Greqia ka njoftuar për planet për blerje të avionëve të rinj luftarakë, fregata, helikopterë dhe sisteme armatimi. Blerjet e reja nga Athina, vijnë në klimën e një përpjekjeje të fundit diplomatike ndërsa Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo viziton Qipron për të zbutur një krizë energjie në lindje të Mesdheut.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi për blerjet, duke thënë se u nxit si kundërpërgjigje ndaj atyre që ai i quajti lëvizje destabilizuese në rajon.

Me pretendimet e kahershme në hapësirë ajrore dhe detare në Egje, Ankaraja po minon edhe paqen në Mesdheun lindor, tha zoti Mitsotakis.

“Turqia po kërcënon Evropën juglindore dhe po saboton sigurinë në një kryqëzim të rëndësishëm mes Lindjes dhe Perëndimit”, tha ai.

Greqia dhe Turqia janë mbërthyer në një përplasje gjithnjë e më të tensionuar dhe të rrezikshme në Detin Egje dhe Mesdheun lindor, lidhur me të drejtat për shpim për hidrokarbure dhe kufijtë e tyre detarë.

Në një fjalim në një panair tregëtar, zoti Mitsotakis tha se Greqia do të blente 18 avionë të rinj luftarakë nga Franca për të zëvendësuar flotiljen e vjetëruar të avionëve Mirage 2000. Athina do të blejë gjithashtu katër helikopterë të rinj për marinën dhe po aq fregata. Edhe anijet ekzsituese luftarake do të modernizohen.

Hollësitë e këtyre marrëveshjeve nuk u bënë të njohura por nuk është hera e parë këtë vit kur Greqia ka treguar interes për modernizimin e sistemeve të mbrojtjes.

Greqia dhe Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedimet për blerjen e të paktën 25 avionëve luftarakë F-35 për 3 miliardë dollarë.

Ekspertët thonë se blerjet e reja do t’i jepnin Athinës një epërsi të konsiderueshme në mbrojtjen ajtore ndaj Turqisë, e cila po përballet me vështirësi për blerjen e avionëve të rinj dhe modernizimin e flotës ekzsituese.



Shtetet e Bashkuara pezulluan shitjen për Turqinë të avionëve luftarakë F-35, pasi Ankaraja vendosi të blente sisteme ajrore për mbrojtje nga raketat S-400 nga Rusia.

LEXO EDHE:  Rritja e numrit të të infektuarve/ Rama në ambientet e “spitalit të ri të luftës”

LEXO EDHE:  Tre raste të reja me Covid në Korçë/ Infektohet mjeku dhe infermieret

Njoftimi i zotit Mitsotakis vjen mes një përpjekjeje të re diplomatike në rajon nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për të bindur Greqinë dhe Turqinë që të heqin dorë nga përplasja në Mesdheun lindor.

Pas bisedimeve me presidentin qipriot Nicos Anastasiades dhe zyrtarë të tjerë, zoti Pompeo tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë thellësisht të shqetësuara nga operacionet e Turqisë në zona mbi të cilat kanë pretendime si Greqia, edhe Qiproja.

Zoti Pompeo shtoi se “vendet e rajonit duhet t’i zgjidhin mosmarrëveshjet, përfshirë ato për sigurinë dhe energjinë, në mënyrë paqësore. Tensionet ushtarake në rritje nuk ndihmojnë askënd përveçse armiqtë që duan të shohin përçarje në unitetin transatlantic”.

Vizita e zotit Pompeo në Qipro vjen menjëherë pas një vizite të ngjashme nga Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov.

Greqia ka refuzuar të angazhohet në negociata me Turqinë, deri sa ajo të ndalë kërkimet për rezerva gazi në lindje të Mesdheut.

Megjithatë, të dielën vetëm disa orë pasi zoti Pompei shkoi në Qipro për bisedime të nivelit të lartë, u shfaqën shpresa për një zgjidhje të mundshme.

Turqia urdhëroi kthimin në bazë të anijes së saj kryesore të kërkimeve, duke krijuar një hapësirë për një fillim të mundshëm negociatash të rëndësishme./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit janë nga Kosova.

Kjo tregohet nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet  për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit.

DPA raporton se shkalla e pozitivitetit ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova, që përkthehet në 6.38%. Testimet kanë treguar se  93 pacientë kanë rezultuar pozitivë nga 1,458 udhëtarë që kanë hyrë nga Kosova. Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit.



Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar).

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Lajm i mirë nga Kosova/ Vetëm një i infektuar në 24 orët e fundit

Ndërkohë, udhëtarët nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Publikuar

-

Nga

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima  dhe 98 të infektuar me koronavirusin e ri, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.



Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për infektimin edhe të një punonjëse të një kopshti në Sveti Nikollë, për çka më pas është vendosur për mbylljen e gjithë objektit. Të premten ishin regjistruar dy infektime në kopshtet në Shkup dhe Manastir, duke çuar në izolimin e fëmijëve dhe të personelit të kopshtit.

LEXO EDHE:  Si dhe nga duhet të fillojë zhbllokimi ekonomik në Shqipëri?

LEXO EDHE:  Tre raste të reja me Covid në Korçë/ Infektohet mjeku dhe infermieret

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba./CNA.al

LEXO TE PLOTE