Connect with Us

Görlach Global: Hagia Sofia dhe keqpërdorimi i fesë

Politikë

Görlach Global: Hagia Sofia dhe keqpërdorimi i fesë

Publikuar

-

Nuk është se Stambollit i mungojnë xhamitë, përkundrazi. Tek rikthimi i Hagia Sofisë nga muze në xhami bëhet fjalë për diçka tërësisht tjetër, shkruan teologu dhe linguisti Alexander Görlach.

Ka tre vende laike në botë: Franca, Turqia dhe Meksika. Pas viteve të revolucionit meksikan që morën fund në vitin 1924-n, vështrimi u hodh nga Turqia, që më parë ishte bërë laike. Pavarësisht të qenurit katolik apo mysliman, në botën e re e të vjetër, ideja e ndarjes së politikës nga feja mori në këtë fazë një impuls të ri. Toka ushqyese ishte Revulocioni Francez, që çoi në gijotinë kastën e klerit me privilegjet, pasuritë dhe të ardhurat e kishës. Kjo nuk u bë pa konflikte ose pa dhunë. Rendi i përcaktuar nga feja, që me shekuj kishte rrotulluar rrotën e fatit të njerëzve, nuk mund të ndalte papritur me dekret. Që nga themelimi i Republikës laike, ka pasur gjithmonë përpjekje për të fshirë reformat e Ataturkut.

Kthesa nga reformat e Ataturkut

Në kryeqytetin e Meksikës, kryesisht katolike, nuk do të ndeshësh asnjë prift të vetëm apo murgeshë, që mund ta dalloje nga veshja klerike. Por tek tempulli i Madonës së Guadeloupe-s para portave të bastionit laik bëjnë pelegrinazh çdo vit miliona vetë – shumë në gjunjë e të ardhur nga larg.

Tani u shfuqizua një nga ndryshimet më simbolike të reformave të Ataturkut. Shën Sofia, një nga kishat më të mëdha të krishtërimit, pas pushtimit të qytetit në vitin 1453 nga Sulltan Mehmeti i II e kthyer në xhami, nga Ataturku e kthyer në muze -tani është sërish xhami. Presideni Erdogan ia doli mbanë.

Që në vitin 2003, në zgjedhjen e parë si kryeministër ai, siç tha vetë, e paraqiti veten si avokat të “turqve esmerë”, të njerëzve besimtarë në vend. Me ta ai u pozicionua kundër “turqve të bardhë”, ku ai rendit elitën laike dhe ushtrinë. Për ata që e ndjekin Erdoganin në marshimin e tij mes përmes institucioneve laike, Dhu’l-Hijjah 3, 1441 -në vitin e Hidxhras (24 korriku 2020 në vitin e zotit) – ishte kurorëzimi i lavdishëm i një zhvillimi, që ata e prisnin si në ethe. Për herë të parë pas 86 vitesh jehoi thirrja e muezinit në “kishën e mençurisë”. Kurse për ata që shpresonin se institucionet e republikës laike do të rezistonin kundrejt një ri-islamizimi, kjo ditë duhet të ketë tingëlluar si një goditje finale.

Bëhet fjalë për agjitacion jo për një vend faljeje

Në kthimin e Shën Sofisë në shtëpi të zotit nuk bëhet fjalë se u zu një vend faljeje kult për islamin. Xhami ka mjaftueshëm në Stamboll, që i përkthyer do të thotë “e plotësuar me islamin”. Më shumë del këtu në pah islamisti Erdogan, që në kohët, kur nuk kishte kaq shumë pushtet, në republikën laike për deklaratat e tij radikale duhet të shkonte edhe në burg: “Demokracia është vetëm treni, ku ne hipim deri sa të shkojmë në destinacion.” apo: “Xhamitë janë kazermat tona, minaretë bajonetat tona, kupolat helmetat tona dhe besimtarët ushtarët tanë.”

LEXO EDHE:  Ballkani Perëndimor rrezikon heqjen e vizave nga BE

Jo vetëm ai, shumë të ashtuquajtur “burra të fortë” nga Putini tek Xi Jinping e përdorin fenë për t’i bërë njerëzit të hapur ndaj agjitacionit të tyre politik. Kujt i duket e çuditshme, le të lexojë deklaratën e Ali Erbas, president i Ministrisë së Fesë në Turqi, që u themelua dikur për të mbajtur nën kontroll islamin radikal. “Të shpresojmë që ringjallja e Shën Sofisë të jetë lajmëtarja e çlirimit të xhamisë Al-Aksa.” Këtu në kuptimin më të drejtpërdrejtë “par ordre du mufti” – dëshirohet “çlirimi” i Jeruzalemit nga hebrenjtë dhe të krishterët, si ngjarje spirituale-politike.

Sëpatë në pemën e bashkëjetesës paqësore

Nëse presidenti Erdogan beson në zot, këtë e di vërtet vetëm i plotfuqishmi. Një i krishterë mund të shpresojë, që të gjithë ata që falen në këtë kishë të jashtëzakonshme, kur të shohin kupolën e varur të marrin me mend diçka nga Jeruzalemi paqësor qiellor, për të cilin bëjnë fjalë shkrimet e shenjta dhe që duken shumë të huaja për kryeteologun turk.

Për shumë vetë në botë, për të cilët feja nuk luan ndonjë rol, këta “burra të fortë” që instrumentalizojnë fenë janë të rrezikshëm: Çdo njeri sot njeh apo jeton njerëz që kanë një besim një tjetër apo nuk kanë ndonjë besim. Përmes internetit kemi dijeni për kultura të botës, mënyra jetese, dhe besime për një njerëz që nuk do t’i takojmë kurrë. Ka martesa të njerëzve me besime të ndryshme, fëmijë me besime të ndryshme që takohen ditë për ditë. Bota është vërtet një botë pluraliste.

Për të ardhur deri këtu familja e njerëzimit ka përshkruar një rrugë të gjatë. Tek pema e bashkëjetesës paqësore e vendosin sëpatën, ata që me veprime simbolike dhe retorikë të ashpër këmbëngulin në superioritetin e fesë së tyre kundrejt gjithë të tjerave duke i nxitur kështu njerëzit kundër njëri-tjetrit. Me këtë ata dëmtojnë vetë besimin, për të cilin si myslimanët, si katolikët edhe hebrenjtë pranojnë se është qiellor./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Publikuar

-

Nga

“Largimi i Shahinit ishte vendim ekskluziv i Ramës”/ Veliaj: Zgjodhi të bëjë një ndërrim në momentin e fundit

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas largimit të Besa Shahinit nga posti i ministres së Arsimit dhe zëvendësimin e saj me deputeten Evis Kushi.

Veliaj ka treguar se ky ishte një vendim ekskluziv i kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se kreu i qeverisë ka vendosur të bëjë një ndërrim në momentin e fundit.

“Ky është një vendim ekskluziv i Ramës, siç është e drejta e Edi Rejës të ndryshojë skuadrën e tij. Më duket më se normale, që teksa futemi në fushatë, ata që s’do jenë pjesë e saj, të kalojnë stafetën te dikush që do jetë pjesë e fushatës.

Besoj se secila prej ministreve tona të Arsimit, edhe Evisi që i uroj suksese, krahasuar me ata që s’kanë ndërtuar asnjë shkollë, janë dita me natën. Trajneri i ekipit tonë ka zgjedhur të bëjë një ndërrim të fundit të ndeshjes. Tentativa për të bërë gjëra ndryshe është gjithmonë e lavdëruar. Mund të dështojë, por të paktën nuk je kurrë pishman se dështove”, tha kryebashkiakui Tiranës në “Real Story”.



Ndërkohë, kujtojmë se ndryshimet në qeveri i paralajmëroi pak ditë më parë edhe CNA.al, pasi raportoi se largimi i Shahinit ishte i pritshëm.

LEXO EDHE:  Manastirliu në Kuvend/ Procedura të reja për riatdhesimin e fëmijëve

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës ironizon kandidatin për ministër të Jashtëm

Ndonëse ajo nuk ishte e akuzuar për korrupsion, sulmet ishin të pandalura nga kritikët, analistë dhe opozita për paaaftësi dhe mediokritet në drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

Për të mos ikur me turp Shahini deklaroi largimin duke justifikuar çdo shkarkim të pritshëm nga Edi Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të shti në fall”/ Spiropali flet për ndryshimet në qeveri pas largimit të Shahinit

Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Elisa Spiropali, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet” nga Babaramo, ka folur për largimet në qeveri.

E pyetur nëse do të ketë ndryshime të reja, Spiropali thotë se nuk e kanë mendjen të rrinë nëpër mbledhjeje për ndryshimet e ministrave, por sipas saj qeveria vazhdon punën.



“Nuk mund të shti në fall dhe nuk mund të rrimë të presim a do ketë ndryshime apo jo. Më shumë i diskutoni ju në media këto ndryshime. Por qeveria vazhdon punën. Nuk e kemi mendjen të rrimë nëpër mbledhje dhe të bëjmë llogarinë e ministrave që ikin e vijnë. Në rast se do ketë mirë po edhe në rast se s’do ketë prapë mirë”, thotë Spiropali./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Publikuar

-

Nga

Murrizi ftesë politikanëve/ Kush ka këllqe të vijë të garojë krah meje në 25 prill

Deputeti Myslym Murrizi ka bërë një ftesë publikisht për politikanët, teksa po fliste për krijimin e partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare.

Murrizi tha se kush ka këllqe dhe besueshmëri të shkojë dhe të garojë krah tij në zgjedhjet e 25 prillit.

Deputeti bëri edhe një paralajmërim për qytetarët në Ora News, të cilëve i tha se nëse janë rehat me këtë klasë politikanësh të mos e votojnë.



“Një subjekt politik, nismë e imja dhe një grupi deputetësh. Shumë shpejt janë mbledhur firmat. Do t’i drejtohemi gjykatës për të bërë regjistrimin e këtij subjekti politik. Do të garojë në 25 prill në 12 qarqe me lista të hapura. Nuk ishte ftesë publike, dhe nuk ishte show, atë e bën këshilli politik. Ishte një ftesë për të gjithë personat që aspirojnë për të luftuar dhe vazhduar betejën e çrrënjosjes së një elite politike të krimbur në para.

LEXO EDHE:  Manastirliu në Kuvend/ Procedura të reja për riatdhesimin e fëmijëve

LEXO EDHE:  "Bode po keqpërdoret"/ Ruçi debat me Gjonin për propozimet: Me neveri them që gabuat rëndë

Kush ka këllqe, vullnet e besueshmëri të dalë më 25 prill me emër, atësi mbiemër të vi tek Lëvizja Demokratike Shqiptare e të garojë me lista të hapura jo për Myslym Murrizin. Mua nuk më intimidon posti që dikush ka mbajtur në politikë, nuk ka as të mëdhenj dhe as të vegjël. Në funksion të asaj që kemi lançuar prej 18 muajsh në Kuvend, do të garoj vetëm me 140 kandidatë në 12 qarqe për të provuar gjithësecili nga ne sa na vlen lëkura para qytetarëve. Nëse duan qytetarët shqiptarë që të na votojnë atëherë mirë, por nëse janë rehat me rrotën dhe jo me votën atëherë lë t’i votojnë. Të mos ankohen më pas”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE