Connect with Us

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Lajme

Foto-fakt – Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Publikuar

-

Foto-fakt - Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Ylli Ndroqi është kryefjala e mediave gjatë këtyre ditëve, pasi SPAK konfirmoi se është i njëjti person me trafikantin e njohur me emrin Xhemail Pasmaçiu.

CNA.al e denoncoi këtë fakt publikisht disa javë më parë, ndërsa ditët e fundit SPAK kërkoi sekuestrimin e pasurive të pronarit të Ora News.

Trafikanti me emrin e ndryshuar është kujdesur në çdo detaj që t’i fshehë sa më shumë publikut të shkuarën e tij, por e pamundur  duket si mision të fshehë analfabetizmin e tij.

CNA.al ka siguruar disa statuse të Ndroqit në rrjetet sociale ku shihen gabime të shumta gramatikore e drejtshkrimore. Ndroqi nuk njeh as kryefjalë, kallëzues e kundrinor, mungojnë shenjat e pikësimit, e-të në vend të ë-ve, c-të në vend të ç-ve apo dhe shumë fjalë janë të shkruara gabim.

Më poshtë ju sjellim disa nga gafat që vërtetojnë se Ylli Ndroqi nuk di të shkruajë dhe nuk e njeh gramatikën e shqipes.

Foto - Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Në foton e parë vihet re që Ndroqi e ka nisur fjalinë me shkronjë të vogël, për të vazhduar më tej edhe me fjalinë e dytë që duhet të ishte kryerradhë, sërish me shkronjë të vogël.

Ndroqi nuk e di që fjala “mikrob” shkruhet me “b” e jo me “p”, ndërsa fjala “biologjikisht” është me “t” në fund. Edhe fjalinë pasardhëse e ka nisur me shkronjë të vogël, ashtu sikurse fjalës “shumë” i ka ngrënë sërish një “ë”, “kontribuon” një “u” dhe “surpriza” një “r”. Dikush duhet t’i tregojë Ndroqit se pas çdo pike fjalia nis me shkronjë të madhe dhe vetë fjala “publik” është me “b” e jo me “p”. Foto e tregon vetë.

Foto - Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Në postimin pasardhës bie në sy sërish se fjalia e dytë nis me shkronjë të vogël për të vazhduar më pas me një “e” të tepërme në mbiemrin “të këndshme” që duhet të pasohej nga një pikëçuditëse.

LEXO EDHE:  Plas sherri në Komisionin e Medias/ Mark Marku “përzë” Mirela Kumbaron

Ndroqi duhet të mësojë se fjala “lëviz” është me “z” dhe jo me “s”, ndërsa tipi i makinës Range Rover shkruhet me fjalë të mëdhaja.

Gjithashtu vihet sërish re që mungon një “ë” në fjalën “ka dalë” dhe është shkruar gabim fjala “sugjeroj”.

Foto - Analfabetizmi i Ylli Ndroqit/ Trafikanti pronar mediash nuk di të shkruajë

Postimi i tretë ka gabime në shenja pikësimi, siç është pikpresja që duhet pas fjalës “pas”. “Shijojeni” duhet të jetë me shkronjë të madhe, “jetë” duhet me “ë” dhe në fund të fjalisë duhet një tjetër pikëçuditëse. Ka pa fund.

Shkrimi i tij është katastrofë përsa i përket gramatikës, nuk di të formojë një fjali dhe këtë mund ta lexoni shumë mirë në postimet e ish-pronarit të Ora News.

Por jo vetëm kaq, është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ka dashur të thotë me atë që ka shkuar Ylli Ndroqi. Ai nuk ka bazat as të fillores kur mësohet rendi i fjalëve në një fjali dhe shenjat e pikësimit.

Shqiptarët tashmë janë përballë faktit, një trafikant droge i pashkolluar nuk mund të zotërojë një media. Analfabetizmi i tij “shkëlqen” dhe na vërtetoi se dhe ndryshimi i emrit  në Ylli Ndroqi nga Xhemail Pasmaçiu nuk i përmirësoi shqipen./ CNA.al

AMA përballë skandalit/ Ka licensuar një trafikant droge

Reagon Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu)/ Unë e bëra kryemistër Ramën e kryetar bashkie Veliajn

Foto-fakt/ Ylli Ndroqi për të fshehur Pasmaçiun, zhduku mbiemrat e prindërve edhe nga varret

Ylli Ndroqi (Xhemail Pasmaçiu ) trafikant droge apo zëri i qytetarëve?

Po hajduti (trafikanti) ka faj?

Ora News në 48 orët e lirisë harron Edi Ramën

Nga trafiku i drogës, tek celulat terroriste/ Lidhjet kriminale të Ylli Ndroqit dhe paralajmërimet e gazetarëve

Trafikant droge, pronar mediash/ Mund të ndodhë?

Gazetarët nuk mund të jenë mburojë e ish-trafikantit të drogës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grabocka ka uruar të gjithë nxënësit që nesër do të ulen në bankat e shkollës dhe i këshillon ata të bashkëpunojnë me mësuesit për çdo gjë dhe ti pyesin ata për çdo pasiguri.

Ai thekson se në këtë vit shkollor mësuesit kanë nëvojë për bashkëpunim për të përballuar problemet.

Gjithashtu Grabocka jep edhe një mesazh për mësuesit, teksa kërkon që këta të fundit të mbajnë siguri në shkollë.



“Në fillim të vitit të ri shkollor të gjithë ne urojmë, këtij urimi i bashkohet kushdo,  sepse shkollimi është i të gjithëve dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Gëzuar Shkollar,  kushdo dhe kudo qofsh, paç një vit të mbarë dhe dalshim faqebardhë të gjithë.

Ti që nesër do ulesh në bankat e shkollës,  të ftoj të ndjekësh yllin tënd,  të mos rreshtësh së bashkëpunuari me të gjithë,  mësuesit të parët,  të mësosh duke luajtur dhe duke përdorur dijet në jetë; të vazhdosh të thuash hapur atë që di,  dhe të mos hezitosh të pyesësh për gjithçka nuk di,  apo nuk ke i sigurt. Kemi ndryshuar shumë dhe jemi krenarë, por kurrë nuk do të ndalemi së punuari që shkollarët tanë, denjësisht të përballen me bashkëmoshatarët europianë.

LEXO EDHE:  Ilir Meta, the president with connections to drug traffickers

LEXO EDHE:  Shkatërrohet grupi kriminal në Greqi/ Policia në kërkim të shqiptarit të rrezikshëm

Të dashur prindër, ne jemi aty, në klasë me fëmijën tuaj, për ta ndihmuar të hapë radhazi dyer e dijes. Por, në këtë vit të veçantë, kemi shumë nevojë për ju, mbi të gjitha edhe për bashkëpunimin tuaj,  bashkë do ja dalim.  Duke qenë bashkë problemet përballen më mirë dhe të tilla nuk do na mungojnë në këtë vit.

Të dashur kolegë, detyra jonë është e shenjtë  dhe ky shenjtërim merr një vlerë të shtuar këtë vit. Të gjithë jeni impenjuar këto ditë për të siguruar çdo gjë, për sigurinë në shkollë për çdo fëmijë.  Na kanë besuar tradicionalisht gjënë më të shtrenjtë fëmijën, jemi kujdesur, e kemi drejtuar,  por këtë vit veç të tjerëve duhet ta ndihmojmë të mbrohet nga virusi i mallkuar.  Unë jam i bindur se, ashtu sikundër jemi ne, fjalëpak dhe punë shumë, edhe këtë vit do ja dalim,  edhe me këto detyra të shtuara”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për tre vaksinat kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se vaksinat kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.



“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria. Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Ëarp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë’, shkruan ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Foto-Flakët e zjarr “përpijnë” malin e Moravës

Publikuar

-

Nga

Një zjarr i madh ka përfshirë sot malin e Moravës në Korçë, i cili njihet edhe si mushkëria e qytetit juglindor.

Flakët e zjarrit u favorizuan nga era duke u përhapur në gjithë sipërfaqen ku janë djegur pishat. Zjarrfikëset nuk mundën të shuanin zjarrin i cili vazhdoi të përhapej me shpejtësi.



Nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve./CNA.al

LEXO TE PLOTE