Connect with Us

“Fermerët të braktisur, zero mbështetje nga qeveria”/ PD: Shqiptarëve u duhet dhënë një dorë

Politikë

“Fermerët të braktisur, zero mbështetje nga qeveria”/ PD: Shqiptarëve u duhet dhënë një dorë

Publikuar

-

PAA ultimatum qeverisë: Mbështesni fermerët me grante dhe kredi të buta

Drejtori i kabinetit në PD, Dorian Teliti, ka akuzuar qeverinë se nuk po mbështet bujqësinë dhe fermerët.

Sipas Telitit, ky sektor ndodhet në një situatë të vështirë për shkak të pandemisë dhe se qeveria nuk po e mbështet atë, edhe pse përfaqëson 20% të ekonomisë shqiptare.

Më tej ai thekson se shqiptarët e duan punën, por u duhet dhënë një dorë.

“Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem.
Fermeret po ballafaqohen me kosto tejet te larta dhe te paperballueshme te prodhimit, kosto te rritura mesatarisht me 30% per pjesen derrmuese te produkteve.
Duan te punojne fermeret shqiptare por qeveria nuk i subvencionon. U bene 7 vjet qe ato pak subvencione qe jepen nuk i shkojne drejtpersedrejti fermerit, per te nuk ka asnje qindarke, parate jane vetem per xhepat e nje grushti grumbulluesish te lidhur me deputetet e zonave.

Duan te punojne fermeret shqiptare por perballen me cmimin me te larte te karburantit ne rajon per mekaniken bujqesore, ngrohjen e serave te tyre, etj, cmim ky dy here me i larte se ne Maqedonine e Veriut.
Duan te punojne e te tregtojne produktet e tyre fermeret shqiptare, por shpesh here i hedhin ne kanal, pasi perballen me konkurencen e produkteve te importuara dhe subvencionuara fuqimisht nga vendet e rajonit (vendet e origjines).
Duan te punojne blektoret vendas, por sot mezi arrijne te tregtojne gjysmen e sasise se mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/reduktimin e aktivitetit te hoteleve dhe restoranteve.

LEXO EDHE:  Situata e vështirë nga koronavirusi/ Kryeministri kanadez ofron dy mijë $ në muaj për punëtorët

Duan te punojne peshkataret, por mungesa e mjeteve financiare dhe e tregut ka shkaktuar renie prej 60% te xhiros te tyre.
Shqiptaret e duan punen, por edhe nje dore u duhet dhene.

Per Partine Demokratike sektori i bujqesise do te jete prioritetet gjate qeverisjes se saj.
Subvencione te drejtperdrejta 100 milione euro/vit per fermeret vendas (20 here me shume sesa jepet sot), 50 milione euro/vit investime te infrastrukturen e ujitjes dhe kullimit, “nipti” i fermerit do te jete karta e tij e identitetit, ulje te cmimit te karburantit pasi te heqim taksen Rama prej 24 leke/liter, permiresimi i zinxhirit te sigurisë ushqimore, konkurenca e lire dhe e ndershme, do te jene shtyllat kryesore te shndërrimit te ketij sektori nga mbijetesa e sotme drejt nje sektori qe po e po mbulon kërkesën vendase, por edhe synon te eksportoje drejt vendeve te rajonit e me gjere”, shkruan Teliti në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Udhëtim drejt Lushnjes dhe dy ndalesa në Tiranë/ Klodiana Lala zbulon itinerarin e Preng Gjinit

Publikuar

-

Nga

Klodiana Lala tregon skemën e korrupsionit të zbuluar nga SPAK/ Si u vunë në pranga njerëzit e drejtësisë

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar itinerarin që ka përshkuar ditën e sotme shënjestra e atentatit në Vasil Shanto, Prend Gjini.

Lala tha se Gjini ka udhëtuar në drejtim të Lushnjes dhe ka qëndruar për disa orë në këtë qytet.

Ajo zbuloi se pasi ka mbërritur në Tiranë, i plagosuri ka ndaluar në dy parkingje, në parkingun e një spitali privat dhe më pas të një universiteti privat.



“Nga burime të Prokurorisë kam mësuar se Preng Gjini ka udhëtuar sot në drejtim të Lushnjës, ku ka qëndruar disa orë. Më pas ka shkuar në një spital privat dhe më tej është ndalur në parkingun e një universiteti. Atentatorët e kanë patur të qartë vendin ku do e kryenin atentatin, jo vetëm për të vrarë shënjestrën, por edhe për të çuar mesazhe tek grupet kundërshtare”, u shpreh ajo në emisionin “Opinion”.

LEXO EDHE:  “Opozita i ka gati skemat”/ Ndoka: Listat e hapura shkatërrojnë PS dhe PD, nuk do ketë cilësi

LEXO EDHE:  Nga Mero Baze/Pushkatimi pa gjyq i Partisë Demokratike!

Ndërkohë, kujtojmë se Prend Gjini ndodhte në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje se vendet e BE”

Publikuar

-

Nga

Lleshaj i bën “qejfin” vetes/ “Nën drejtimin tim kemi më pak vrasje së vendet e BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nuk i ka kursyer lëvdatat ndaj vetes mbrëmjen e sotme në “Open”.

I ndodhur përballë një paneli gazetarësh, Lleshaj tha se policia nën drejtimin e tij ka bërë arritje të mëdha.

Lleshaj tregoi statistikat ku tha se ato tregojnë se policia e shtetit ka bërë një punë të mirë dhe është në nivele më të larta se ajo e viteve të mëparshme.

LEXO EDHE:  Denoncon PD/ “Qeveria hap tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat”



‘Kemi 330 arrestime për armë mbajtje pa leje. Në vitin 2019 kishim 35 mijë vepra penale, ndërsa këtë vit kemi 22 mijë.

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me zërat ndryshe në PD?!/Ja çfarë thotë Lubonja

Kemi më pak vrasje se shumë vende të BE-së dhe vendeve të zhvilluara”, tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Publikuar

-

Nga

Lubonja zbardh prapaskenat/ Çfarë fshihet pas largimit të Besa Shahinit

Analisti Fatos Lubonja, është I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku po diskutohet për lëvizjet në qeveri dhe lagimin e Besa Shahinit nga Ministria e Arsimit.

Sipas Lubonjës, Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën dhe ishte fasadë e tij.

Ai nuk përjashton edhe mundësinë që Shahini të jetë larguar për t’i liruar vendin në Ministri një njeriu politik të PS, siç ishte Evis Kushi në këtë rast.



“Kam lexuar komente të ndryshme në lidhje me këtë. Domethënë, pse iku, pakënaqësi apo çfarë pakënaqësish tha, iku nga opozita se opozita e ka sulmuar për gjuhën apo iku nga Rama, thonë disa, se është e majtë e vërtetë, kjo partia ku ishte nuk është.

Për ta kuptuar më miër situatën, duke e përgjithësuar këto lloj ministresh si Shahini e figura të tjera janë fasada të Ramës, njerëzve që dinin anglisht dinë të prezantojë. Dhe tregon se unë jam i fuqishëm dhe ja marr nga hiçi. S’janë vërtet struktura e pushtetit të Ramës. Ata që vendosin në prapavijë, oligarkia, njerëz të fuqishëm të fortët e zonave.

LEXO EDHE:  Denoncon PD/ “Qeveria hap tender 411 milionë lekë për të rikonstruktuar zyrat”

LEXO EDHE:  Çfarë do ndodhë me zërat ndryshe në PD?!/Ja çfarë thotë Lubonja

Përshtypja që kam unë është se në këtë situatë, kjo që kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të ketë pasur pakënaqësira nga strukturat, i kanë çuar të dhëna. Mundet që kjo vetë, këta thonë që s;ishte e korruptuar. Por duhen njerëz më politikë. Diku dëgjova një koment, që sistemi arsimor është i rëndësishëm për elektoratin.”- tha Lubonja./CNA.al

LEXO TE PLOTE