Connect with Us

Familja Bushati në zi/ Ndahet nga jeta babai i ish ministrit

Sociale

Familja Bushati në zi/ Ndahet nga jeta babai i ish ministrit

Publikuar

-

“Kemi se çfarë të mësojmë”/ Bushati komenton zgjedhjet në Kosovë: Shqipërinë e lë pas në këtë drejtim

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati ka humbur njëriun e tij të shtrenjtë, të atin.

CNA.al mëson se Sulejman Bushati është ndarë nga jeta ditën e sotme. Sulejman Hamza Bushati, ka qenë kryetar i komitetit ekzekutiv të këshillit popullor të rrethit të Shkodrës, në vitet 1970-1974, me arsim të lartë. Më pas ka qenë sekretar i parë i komitetit të PPSH në Shkodër, Kukës e Lushnje, ndërsa ka punuar në drejtorinë ebujqësisë pranë komitetit qendror të PPSH deri në vitin 1991.

Bushatlinjtë janë ndër fiset më të mëdha në Shkodër. Kjo familje feudale me origjinë shqiptare, njihet mjaft në Shkodër që në shekullin e XV, për traditën e saj të sundimit e ndikimit në qytet e krahinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Reshje shiu në gjithë vendin/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Shi, dëborë dhe shtrëngata/ Si pritet të jetë dita sot

Vranësira e shpeshta, të cilat herë pas herë do fuqizohen duke sjellë reshje shiu, do të dominojnë territorin shqiptar deri pas mesditës.

Sipas Meteoalb, pas mesdite pritet një përmirësim gradual i motit duke ri-kthyer kthjellimet në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet do të përfshijnë thuajse gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

Publikuar

-

Nga

Ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e qytetarëve që kryejnë dializë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Sot kemi filluar vaksnimin e dializantëve, janë më shumë se 1200 dializantë, të cilët do të vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimin e dializantëve, edhe për të ndjekur kushtet e sigurisë, edhe për të mundësuar vaksinimin e shpejtë të tyre, ta kryejmë pranë qendrave të dializës, qoftë në sistemin publik, qoftë në sistemin jo publik. Dhe gjithashtu fillojmë edhe vaksinimin e personave që kanë kryer transplant dhe sigurisht vaksinimi do të kryhet me përparësi për të gjithë ata individë, të cilët kanë sëmundje kronike të riakutizuara, sipas rekomandimeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po vijon vaksinimi i kombinuar në të gjithë vendin, ndërsa bëri me dije se deri tani janë vaksinuar mbi 190 mijë të moshuar.

“Kemi vijuar me vaksinimin masiv të popullatës dhe do të arrijmë sot mbi 270 mijë vaksinime. Ndërkohë që kemi arritur që të vaksinojmë me dozën e parë mbi 190 mijë të moshuar. Sigurisht kjo jep më shumë garanci për mbrojtjen e jetës së tyre. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi po kaq të kujdesshëm për vijimin e rivaksinimit me dozën e dytë”, nënvizoi Manastirliu.

Duke ecur me këto ritme të shpejta të vaksinimit, Manastirliu nënvizoi se brenda muajit maj do të realizohet plani ambicioz për 500 mijë vaksinime në rang kombëtar.

LEXO EDHE:  Humb jetën nga koronavirusi një anëtar i Komisionit Evropian

LEXO EDHE:  Vdes Dj i njohur pasi i bie skena

“Ritmi i vaksinimit do të vijojë të jetë i shpejtë, sikurse ka qenë deri më sot, pasi vaksina të tjera do të mbërrijnë në kuadër të kalendarit tonë të vaksinimit, me kontratat e lidhura aktualisht. Dhe ne duam që të arrijmë ato objektiva ambiciozë që i kemi vendosur vetes që brenda muajit maj, të kemi arritur një numër prej 500 mijë vaksinimesh dhe për të arritur dhe planin tonë ambicioz të vaksinimit të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu ju ka bërë apel qytetarëve që i përkasin grupmoshës +60 vjeç ose janë në kategoritë e riskut, të drejtohen tek mjeku i familjes, për të marrë rekomandimet dhe planifikuar vaksinimin antiCOVID. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 267,556 doza të vaksinës ndaj COVID19. prej tyre 192,209 vaksinime për të moshuarit; 36,939 vaksinime për personel shëndetesor; 27,090 për arsimtarët; 10,835 vaksinime për punonjës të policisë, etj.

Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 396,560 doza vaksinash, ndërsa qeveria shqiptare ka siguruar deri tani përmes kontratave të ndryshme, mbi 2.1 milion doza vaksine./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Covid-19/ Alimehmeti: Situata në vend është qartësisht më e mirë!

Publikuar

-

Nga

“Do të shpëtojmë shumë jetë”/ Alimehmeti publikon studimin dhe ndan lajmin e mirë

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e Covid në vend.

Për mjekun epidemiologun duke iu referuar shifrave, qartësisht situata është më pozitive. Në një intervistë për Report Tv Alimehmeti, thotë se përqindja e pozitivitetit është më poshtë se 10%.

“Në këto përqindje pozitiviteti të testeve, më pak se 10%. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim të pandemisë. Situata është qartësisht më e mirë. Nuk mund të bëjmë llogarinë me shtetet e Evropës për vaksinimin, asnjë shtet nuk ka arritur përqindje të rëndësishme vaksinimi përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka një situatë shumë më të mirë dhe efekti është shumë më i mirë”, tha Alimehmeti.

Duke folur për vaksinat, mjeku ka një këshillë për të rinjtë.

LEXO EDHE:  Covid-19 godet Policinë e Shtetit/ Humb jetën në spital efektivi

LEXO EDHE:  Bushati takon shoqërinë civile/ Mbështetja juaj parësore në rrugën drejt BE

“Kemi shumë të dhëna që flasin për një imunitet natyror goxha të fortë. Rastet e riinfektimeve nuk janë të rënda dhe në Shqipëri për shembull nuk ka asnjë humbje jete nga riinfektimi. Diskutimi që ka të bëjë me grupmoshat unë do të isha që nëse nuk e kanë kaluar të rinjtë duhet të vaksinohen. Personat që e kanë kaluar tani afër unë do t’i këshilloja për një moment të dytë”, tha ndër të tjera mjeku epidemiolog./CNA.al

LEXO TE PLOTE