Kronika
Drejtonin makinën tapë dhe ecnin me shpejtësi/ Pezullohen 32 patenta, arrestohen disa të rinj

Gjatë fundjavës, janë pezulluar 32 leje drejtimi në Lezhë për shpejtësi tej normave të lejuara dhe drejtim mjeti nën efektin e alkolit.
Blutë bëjnë me dije se janë arrestuar dhe proceduar 6 persona, nga të cilët dy të arrestuar në flagrancë për kundërshtim të punonjësve të policisë rrugore, dy të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur , një i arrestuar dhe një i proceduar për shkak të moshës për drejtim mjeti pa leje Drejtimi
Konkretisht janë arrestuar në flagrancë të rinjtë me iniciale:
A. L., 21 vjeç dhe B. L., 30 vjeç, banues në Laç, Kurbin. Këta shtetas ndodheshin pasagjerë në mjetin tip “Benz”, drejtuesi i të cilit nuk kishte vendosur rripin e sigurimit dhe kanë kundërshtuar me dhunë venien e masës administrative për drejtuesin e mjetit.
E. K., 22 vjeç, banues në Lezhë dhe E.A.,33 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
M. Gj., 18 vjeç, banues në Laç, arrestuar në flagrancë dhe A. D., 16 vjeç, banues në banues në Lezhë, proceduar në gjendje të lirë pasi janë kap duke drejtuar mjetet pa leje drejtimi.
Janë pezulluar gjatë fundjavës 24 Leje Drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara tej normave të lejuara, deri në 141 km/h, ndërkohë që limiti i shpejtësisë ishte 90km/h, dhe 8 leje drejtimi për drejtim jeti nën efektin e alkolit .
Gjithashtu janë vendosur 45 masa për mos vendosje të rripit të sigurimit, 41 për përdorim të celularit , 17 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse dhe 31 masa për parakalime të gabuara dhe si dhe 53 masa administrative për tejkalim shpejtësie por pa masë plotësuese pezullim të patentës./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Zhdukja e biznesmenit Italian/ Hoxha hedh dritë mbi ngjarjen, çfarë u gjet në makinë dhe në dhomën e hotelit
Gazetari investigative, Artan Hoxha ka zbuluar të tjera dejaje lidhur me zhdukjen e biznesmenit gjyqtarit të futbollit në Itali, Devide Pecorreli. Ai kishte marrë një...

Po rregullonte depozitën në tarracë/ 54-vjeçarja bie nga lartësia, në gjendje kritike për jetën
Një 54-vjeçare me inicialet M. Xh, ka rënë aksidentalisht nga taraca e pallatit ku jetonte, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Sipas njoftimit...