Connect with Us

Aksident në Bypassin e Fierit/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Kronika

Aksident në Bypassin e Fierit/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Aksident në Bypassin e Fierit/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bypassin e Fierit, ku një kamion ka aksidentuar një kalimtar.
Mësohet se kalimtari ka humbur jetën pas përplasjes së fortë nga kamioni.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur, ndërsa policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Hapja e aplikimeve për 350 vende në shkollën bazë të policisë/ Ja cilat janë fazat

Publikuar

-

Nga

Policia e Shtetit bën të ditur fazat për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme

Policia e shtetit ka hapur në datën 10 korrik aplikimet për 350 vende për Patrullë të Përgjithshme, në kuadër të procesit të nisur gjatë viteve të fundit, për të bërë pjesë të Policisë vajza dhe djem.

Kjo fazë u përmbyll në datë 10 gusht, me aplikimin e mbi 2100 vajzave dhe djemve nga të 12 qarqet e vendit.

Pas përfundimit të afatit të aplikimit, u bë verifikimi i dokumentacionit, u shpallën listat dhe u njoftuan të gjithë aplikantët për datën dhe vendin e zhvillimit të fazës së parë të konkurrimit, asaj të testimit me shkrim.

Nga data 16 deri në datën 18 shtator, në Pallatin e Kongreseve, do të zhvillohet faza e parë e konkurrimit, testimi me shkrim për “Patrullë të Përgjithshme, me dy faza, paradite dhe pasdite, duke respektuar masat anticovid.

Ndërsa paraditen e datës 16 shtator do të marrin pjesë në testim apikantët e Tiranës, duke filluar nga numri kodik 0001 deri në 0350, ndërsa pasdite pjesa tjetër e aplikantëve të qarkut Tiranë duke filluar nga numri kodik 0351 deri në 0458 dhe të gjithë aplikantët e qarkut Korçë.

Më datë 17 shtator paradite do marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Berat, Gjirokastër dhe Shkodër, ndërsa pasdite të gjithë aplikantët e qarqeve Fier, Lezhë e Kukës.

Më datë 18 shtator paradite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Vlorë dhe Elbasan, ndërsa pasdite do të marrin pjesë të gjithë aplikantët e qarqeve Durrës e Dibër.

Aplikantët që do t’i nënshtrohen testimit me shkrim, paraditen e çdo dite konkurrimi duhet të paraqiten sipas grafikut të konkurrimit, në orën 07:30 në Pallatin e Kongreseve, ndërsa ata të pasdites duhet të paraqiten në orën 14:00 në Pallatin e Kongreseve.



Aplikantët duhet të kenë me vete fletën e regjistrimit të lëshuar nga DVP-ja ku ka aplikuar, kartën e identitetit, si dhe maskën mbrojtëse, pa të cilën nuk do të lejohen të hyjnë në testim.

LEXO EDHE:  Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi del nga rruga

LEXO EDHE:  Fotot ekskluzive/ Zbulohet shkaku i aksidentit në Qafë Thanë

Aplikantët, në momentin që futen në sallën e konkurrimit, nuk duhet të kenë me vete celular dhe u ndalohet komunikimi me njëri-tjetrin gjatë zhvillimit të testimit.

Të dyja fazat e testimit gjatë tre ditëve do monitorohen me kamera nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.

Pyetjet e testimit me shkrim do të prodhohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore në Ministrinë e Arsimit dhe do të tërhiqen nga komisioni në orën 07:00 të mëngjesit dhe do jenë pyetje me karakter të formimit të përgjithshëm.

Testet janë në kuti të mbyllura e me vulë dhe hapen në prezencë të aplikantëve. Çelësi i përgjigjeve të testimit tërhiqet nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, në momentin kur përfundon testimi dhe mblidhen testet e pjesëmarrësve.

Në prezencë të një grupi me rreth 30 aplikantë të zgjedhur si përfaqësi nga vetë aplikantët, bëhet korrigjimi me skandron dhe përgjigjet afishohen menjëherë në Pallatin e Kongreseve.

Renditja e pikëve do bëhet në bazë të qarqeve dhe të kuotave që kanë DVP-të.

Çdo konkurrent, në fund të çdo faze konkurrimi, në rast se nuk është dakord me rezultatin, ka të drejtën e ankimimit brenda dy ditëve. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Akademinë e Sigurisë, në zyrën e Burimeve Njerëzore dhe më pas kjo ankesë i përcillet Komisionit të Apelimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

LEXO TE PLOTE

Kronika

I dënuar në Itali për trafik droge/ Gjendet i pajetë 33-vjeçari, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Rrogozhinë, ku një 33-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij.

Mësohet se viktima është 33-vjeçari Klevis Kapllani, i dënuar për trafik droge në Itali, dhe kishte dy vite që është kthyer në Shqipëri.



Trupi i pa jetë është gjetur nga uniformat blu rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.

“Më datë 15.09.2020, rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij, dyshohet si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit,  shtetasi K.K., 33 vjeç.  Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-thuhet në njoftimin e policisë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Blutë kanë bërë të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

39-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

LEXO TE PLOTE