Connect with Us

“African Beach” vjen edhe në Ksamil/ Aty ku do të përjetoni magjinë e verës!

Sociale

“African Beach” vjen edhe në Ksamil/ Aty ku do të përjetoni magjinë e verës!

Publikuar

-

“African Beach” vjen edhe në Ksamil/ Aty ku do të perjetoni magjinë e verës!

“African Beach” në Sarandë ka bërë namin këtë sezon veror duke pritur një numër të madh pushuesish.

Tashmë, ambientet e bukura dhe tepër relaksuese të “African Beach” mund t’i gjeni edhe në Ksamil, një nga vendpushimet bregdetare më të frekuentuara, nga turistët vendas dhe të huaj.

“African Beach” në Ksamil është hapur për pushuesit shtatë vite më parë. Edhe në Ksamil është përdorur i njëjti stil si në “African Beach” në Sarandë ku sende të vjetra ishin “rikthyer në jetë” duke ndërtuar një ambient shumë të veçantë.

Beach bari në African Beach është ndërtuar i gjithi me dërrasa të cilat janë lyer dhe pikturuar me dorë të lirë. Në barin e “African Beach” mund të shijoni kokteilet me të mira të momentit, që do ju freskojnë ditët e nxehta të plazhit.


Shezllonet në “African Beach” fillojnë nga më i thjeshti deri tek ata më modernët të cilët ndodhet të futur në ujë në formën e një lisharseje.
Për të gjithë ata familjarë që kanë zgjedhur Ksamilin për të pushuar me fëmijet e tyre, “African Beach” është i vetmi plazh me lisharëse në det.

Sigurisht që “African Beach” ka menduar edhe për xhepat tuaj, teksa ofron shezllone që variojnë nga 800 lekë deri në 1200 lekë. Ju e dini vete se çfarë zgjidhni! Jo vetëm në Sarandë, “African Beach” ndodhet edhe në Ksamil, duke ju ofruar ambient dhe shërbim që do i bëjë pushimet tuaja edhe më të bukura.

LEXO EDHE:  Foto/Një bombë si Aurela

Mos u mendoni dy herë, nëse doni pushime të paharrueshme, vizitoni “African Beach”!
Ah, mos harroni të shkrepni foton perfekte për Instagramin tuaj, në ambientet e bukura të “African Beach”./CNA.al

“Parajsa” e ditëve të nxehta/ Shijoni përrallën e verës në African Beach

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Publikuar

-

Nga

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Janë të strehuar në shtëpi por ende nuk kanë marrë dokumentin e pronësisë. Kjo është historia e 3 familjeve nga Thumana, të cilave tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi banesën dhe u mori njerëzit e dashur. Shpresa e tyre ishte që në fund të vitit të kishin përfunduar procedurat, por kjo nuk ndodhi.

“Isha në punë roje natën. Kur shkoj unë tu zbardh dita, gjej gruan veç kishte kokën e zënë, e shtyp, edhe këtë çunin e kishte mbajt këtu, tu e mbajt që ta shpëtoj. Çuni më trembet gjithë natën”, tha Fehmi Vata , banor i pallateve të shembura Thumanë.

Fehmi Vata, humbi tragjikisht bashkëshorten dhe njërin nga nipërit e tij në tërmetin e 26 nëntorit, teksa fatmirësisht dolën të gjallë nga rrënojat nusja e djalit dhe nipi tjetër.  Fillimisht familja e tij u strehua në një banesë sociale, por ende pas 10 muajsh nuk ka marrë në dorë dokumentin e pronësisë për apartamentin ku jeton.

“Dhe tani na kanë lënë këtu. S`na lënë të shkojmë askund, as na kanë dhënë letra, asgjë, veç na kanë fut aty. Unë kam pas pallatin, hyrjen me letra. Të na jepnin një pallat të rregullt, jo këtu. Këtu ne s`mund të jetojmë më”, shtoi ai.

Santiliano Vata ishte mrekullia e atij mëngjesi. Ai arriti të nxirrej i gjallë nga rrënojat pasi gjyshja e kishte mbrojtur me trupin e saj, ndërsa i vëllai Rolejdi 7 vjeç, nuk jeton më. Krenohet me çantën e shkollës teksa tregon se është ajo që ka pasur në Thumanë.

Banesa e familjes së tij ndodhej në katin e katërt. Pas tërmetit të orës 3 ata kishte zbritur tek familja Cara në katin e parë, për të dalë sa më shpejt nga pallati në rast të një tërmeti tjetër. Fati donte që pjesa e pallatit të familjes Vata të mos shembej, ndërsa ajo e familjes Cara po.

Pas ngjarjes, babai i Santilianos dhe Rolejdit ka hyrë me fadromë në shtëpi nga ku ka marrë çantat e të dy djemve, një prej të cilave në këtë vit të ri shkollor, nuk do të përdoret më.  Haxhi Kabili humbi tragjikisht në tërmetin e 26 nëntorit vajzën e tij, Aderinën.

LEXO EDHE:  David Beckham babai seksi i 4 fëmijëve



“Vajza ka qenë 21 vjeçe, ka qenë në punë . Ka pas punuar në fabrikë këpucësh. Dy sekonda ka pas, sa jam ngrit nga divani, kam kap dorezën e derës së kuzhinës, përfundoi gjithçka. Më kanë pas mbuluar materialet, i kam nxjerrë avash me dorë, se kam qenë kështu në një hapësirë”, u shpreh Haxhi Kabili, i mbijetuar nga tërmeti.

Haxhiu e ka marrë dëmshpërblimin financiar të përcaktuar, por pengu i tij është qëndrimi në një pallat që ishte i pabanueshëm nga tërmeti i mëparshëm i shtatorit.

“Po, na dhanë dhjetë milion lekë të vjetra. Pallatet kanë qenë prish me tërmetin e shtatorit, kanë qenë dëmtuar shumë.  S`pyeti kush. S’e menduam, kisha shkuar për të ndenjur në një shpellë e nuk kishe ndenjur aty”, tha ai.  

Të njëjtën histori si Fehmiu dhe Haxhiu tregon edhe Klotilda Greku, e cila humbi bashkëshortin dhe dy prindërit e tij. Ajo kërkon një punë për veten dhe për vajzën e saj, jo ndihma financiare.

LEXO EDHE:  Pushimet në atdhe mbaruan, 10 mijë emigrantë drejt Italisë

 “Shumë e vështirë, siç mund të jetë dhe pa praninë e kryefamiljarit.Duhet të mendoj për gjithçka, duhet të gjej punë, të punoj vetë që të rris vajzën. Puna është gjëja më e nevojshme. Nuk kërkoj asgjë tjetër, as lëmoshë, as të më mbajnë me ushqime. Vetëm të punoj”, tha ajo.

Në pallatin e familjes Vata, Kabili dhe Greku në Thumanë humbën jetën nën rrënoja 18 persona.  Në lidhje me statusin ligjor të banesave ku janë strehuar familjet e viktimave të Thumanës, Euronews Albania kërkoi informacion pranë zyrës së administrimit të banesave sociale. Sipas tyre, pajisja me dokumentacion pronësie për këto familje është ende në proces. /Euronews

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manatia e Lezhës në flakë/ Kërkohet ndërhyrje nga strukturat shtetërore

Publikuar

-

Nga

Manatia e Lezhës në flakë/ Kërkohet ndërhyrje nga strukturat shtetërore

Situata nga zjarret vijon të mbetet problematike në vendin tonë.

Dy vatra zjarri janë raportur me herët në kënetën e Dervenit, në Fushë Krujë si dhe në kodrën e Vahinit në Lushnje.



Ndërkaq, vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në masivin pyjor, në fshatin Manati në Lezhë.

Sicc shihet dhe nga fotot, flakët janë shumë  pranë banesave të fshatit, ndërsa kërkohet urgjetisht ndërhyrja e strukturave shtetërore./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Për “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat”/ Tritan Kalo mesazh të fortë politikanëve: U kam lënë Perëndinë!

Publikuar

-

Nga

Për “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat”/ Tritan Kalo mesazh të fortë politikanëve: U kam lënë perëndinë!

Prof. Tritan Kalo që nga dita e parë e epidemisë, ka qenë çdo ditë mes pacientëve të prekur nga Covid-19, i palodhur në shërbim të tyre me përkushtim e profesionalizëm.

Por krahas angazhimit të tij maksimal ndaj pacientëve, Tritan Kalo, reagon herë pas here për cështje që prekin shoqërinë tonë.

Në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ai ka zgjedhur të përcjellë një mesazh për të gjithë pushtetarët, të cilët rikthyen ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit” me mjerimin dhe varfërinë ku qytetarët nuk ngopin dot as barkun me bukë.

“KOHË KOVIDIANE…15.09.2020…Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”…DEMOKRACIA është sistemi i shanseve te barabarta, sistemi i zbutjes së dallimeve shoqërore, sistemi ku ekzistenca e sigurisë së jetës, e strehimit, e punësimit, e shkollimit, e përkujdesit shëndetsor, i drejtësisë për të gjithë janë të garantuara….A është DEMOKRATIK sistemi ynë??….LEXOJENI sy dhe veshë hapur ju “Rollinghillasat dhe Gjirëlalistat” tanë, ju autorët Pusht-Shtetarë të DEMON-KRACISË “Made in Albania”….JENI JU dhe sëra e juaj që i rikthyet ditët Migjeniane të “Legjendës së Misrit” dhe të “Poemës së Mjerimit”, sepse për fatin tonë të zi “KOHA ËSHTË E MASKARENJVE” (A.A.)…. E përjetuar SOT në vetë të parë….Dëshiroja të bleja bukë këtë pasdite në një Punishte prodhuese të produkteve të brumrave ngjitur me Spitalin Gjerman te Rruga e Kavajës. Para meje një zonjë që pasi bleu një llallë 50 lekëshe i tha shitëses: “Të lutem më jep një panine 10 lekëshe, që ta ha së bashku me llallën. PO BËRA më vonë një tjetër 50 leksh do të vi të blej një bukë për në shtëpi.”….MU bë një lëmsh në grykë dhe sytë mu mbushën me lot…I thashë shitëses që ti ofrojë zonjës dy bukë e ndonjë gjë tjetër të nevojëshme, që tua shpjerë fëmijëve të saj, sepse e paguaj unë së bashku me bukën time….Zonja dëgjoji fjalët e mia dhe syhapur u kthye e më tha se: “A je i sigurtë që do t’i paguash?”….”Është më e pakta gjë që mundet të bëj për ju në këto çaste” – iu përgjigja unë….Fjalët e saj të mirënjohjes dhe sytë e saj plot lot, KURRË nuk do t’i haroj sa të frymoj në këtë botë jarane….JU “FUKARENJTË tanë” që banoni në vila disakatëshe, disa edhe me dhjetë banjo kudo në këtë TOKË të bekuar nga PERËNDIJA, por të MALLKUAR nga sëra e juaj plangprishëse dhe e pangopur, U KAM LËNË PERËNDINË të marë hak për këta të mjerë, që NUKU NGOPIN DOT BARKUN me bukë në ndërkohë kur ju, zonjat tuaja e barkëgicat fëmijët tuaj notoni mes lluksit e vanitetit….JU “ish brekëgrisur të para 1990” dhe sot “PASHALLARË të kuq, blu, rozë apo pink”, të asaj që quhet SHQIPËRI e andej dhe e këndej Drinit, JU RIKUJTOJ se do të vijë shpejt një ditë që populli do zgjohet dhe do ngrihet…..NUKU do të ketë vrimë ku do mundeni të fshiheni….Vërtet që ”KOHA ËSHTË E MASKARENJVE, POR ATDHEU I SHQIPTARËVE” (A.A.)….Quo vadis Shqipëria ime Natyrale e 28.11.1912!!!“/CNA.al



KOHË KOVIDIANE…15.09.2020…Dita Ndërkombëtare e Demokracisë dhe “Poema jonë Migjeniane e varfërisë”…DEMOKRACIA është…

Gepostet von Tritan Kalo am  Dienstag, 15. September 2020

 

LEXO TE PLOTE