Connect with Us

A do ketë plazh për javën që vjen?/ Moti sjell surpriza

Sociale

A do ketë plazh për javën që vjen?/ Moti sjell surpriza

Publikuar

-

A do ketë plazh për javën që vjen/ Moti sjell surpriza

Ditët e javës që po vjen duket se do të kenë të njëjtin parashikim si edhe javën e kaluar. Të ndikuar nga disa kushte atmosferike specifike, të gjitha ditët duke filluar që nga ajo Hëna deri te e Premtja, ditët nisin me mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ndodhë fenomeni i zhvillimit të vranësirave mesatare deri të dendura në relievet kodrinore-malore ndërsa vija bregdetare dhe një pjesë e ultësirës perëndimore do të ketë vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e nxehta të ditës në relievet kodrinore-malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, por hera herës reshjet në kohë afatshkurtër do të marin karakterin e shtrëngatave dhe stuhive. Ndërkohë ata të cilët po shijojnë pushimet pranë vijës bregdetare mund të rrijnë të qetë pasi nuk do të preken nga reshjet e shiut.

LEXO EDHE:  Video/Pesënjakët surprizojnë Monika Kryemadhin

Gjithashtu ditët do të mbyllen me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në lindje tëterritorit. Si përfundim për pushuesit në plazh shqetësim i lehtë mund të jetë fenomeni i erës pasi nga orët e mesditës deri ato të pasdites fiton itensitet dhe shpejtësi që mund të arrijë deri në 5-8m/s./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Manastirliu nxjerr shifrat/ Mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur

Publikuar

-

Nga

Manastirliu nxjerr shifrat/ Mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër sot janë më të mbrojtur

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjetet sociale nxjerr shifrat mbi fushatën e vaksinimit të moshës së tretë.

Manastirliu thotë se deri më tani janë vaksinuar mbi 200 mijë gjyshe dhe gjyshër që prej fillimit të muajit janar.

Ministrja thekson se është një lajm i mirë, pasi personat e vaksinuar mbi 70 vjeç janë më të mbrojtur nga Covid-19.

“Me lajmin e mirë se, më shumë se 200,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga Covid-19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Reshje shiu në gjithë vendin/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Shi, dëborë dhe shtrëngata/ Si pritet të jetë dita sot

Vranësira e shpeshta, të cilat herë pas herë do fuqizohen duke sjellë reshje shiu, do të dominojnë territorin shqiptar deri pas mesditës.

Sipas Meteoalb, pas mesdite pritet një përmirësim gradual i motit duke ri-kthyer kthjellimet në zonat bregdetare dhe gjatë natës kthjellimet do të përfshijnë thuajse gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në të dyja vlerat ditore ku vlerat ditore duke u luhatur nga 3°C në zonat malore deri në 15°C maksimumi në rang territori.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

Publikuar

-

Nga

Ka nisur vaksinimi i dializantëve dhe të personave që kanë kryer transplante, pranë qendrave të dializës në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndjekur nga afër vaksinimin e qytetarëve që kryejnë dializë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

“Sot kemi filluar vaksnimin e dializantëve, janë më shumë se 1200 dializantë, të cilët do të vaksinohen në të gjithë vendin. Kemi vendosur që vaksinimin e dializantëve, edhe për të ndjekur kushtet e sigurisë, edhe për të mundësuar vaksinimin e shpejtë të tyre, ta kryejmë pranë qendrave të dializës, qoftë në sistemin publik, qoftë në sistemin jo publik. Dhe gjithashtu fillojmë edhe vaksinimin e personave që kanë kryer transplant dhe sigurisht vaksinimi do të kryhet me përparësi për të gjithë ata individë, të cilët kanë sëmundje kronike të riakutizuara, sipas rekomandimeve mjekësore”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha se po vijon vaksinimi i kombinuar në të gjithë vendin, ndërsa bëri me dije se deri tani janë vaksinuar mbi 190 mijë të moshuar.

“Kemi vijuar me vaksinimin masiv të popullatës dhe do të arrijmë sot mbi 270 mijë vaksinime. Ndërkohë që kemi arritur që të vaksinojmë me dozën e parë mbi 190 mijë të moshuar. Sigurisht kjo jep më shumë garanci për mbrojtjen e jetës së tyre. Dhe ne do të vazhdojmë të jemi po kaq të kujdesshëm për vijimin e rivaksinimit me dozën e dytë”, nënvizoi Manastirliu.

Duke ecur me këto ritme të shpejta të vaksinimit, Manastirliu nënvizoi se brenda muajit maj do të realizohet plani ambicioz për 500 mijë vaksinime në rang kombëtar.

LEXO EDHE:  Rriten temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

LEXO EDHE:  Pushuesit sfidojnë motin e keq/Askush nuk e priste "tmerrin" në këtë rrugë!

“Ritmi i vaksinimit do të vijojë të jetë i shpejtë, sikurse ka qenë deri më sot, pasi vaksina të tjera do të mbërrijnë në kuadër të kalendarit tonë të vaksinimit, me kontratat e lidhura aktualisht. Dhe ne duam që të arrijmë ato objektiva ambiciozë që i kemi vendosur vetes që brenda muajit maj, të kemi arritur një numër prej 500 mijë vaksinimesh dhe për të arritur dhe planin tonë ambicioz të vaksinimit të gjithë popullatës brenda pranverës së vitit të ardhshëm”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë.

Manastirliu ju ka bërë apel qytetarëve që i përkasin grupmoshës +60 vjeç ose janë në kategoritë e riskut, të drejtohen tek mjeku i familjes, për të marrë rekomandimet dhe planifikuar vaksinimin antiCOVID. Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 267,556 doza të vaksinës ndaj COVID19. prej tyre 192,209 vaksinime për të moshuarit; 36,939 vaksinime për personel shëndetesor; 27,090 për arsimtarët; 10,835 vaksinime për punonjës të policisë, etj.

Deri tani, në Shqipëri kanë mbërritur 396,560 doza vaksinash, ndërsa qeveria shqiptare ka siguruar deri tani përmes kontratave të ndryshme, mbi 2.1 milion doza vaksine./CNA.al

LEXO TE PLOTE