Life Style
4 pijet që duhet të konsumoni çdo ditë për shëndetin e zemrës

Në Shqipëri, rreth 9000 njerëz vdesin çdo vit për shkak të sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik.
Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.
Pijet më të shëndetshme për zemrën. Gjithçka që hamë dhe pijmë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit. Deri më tani në AgroWeb.org keni mësuar për ushqimet që i bëjnë mirë apo keq zemrës. Më poshtë do të mësoni cilat janë pijet më të rëndësishme për shëndetin e zemrës.
Uji
Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 përqind hidratim.Ju duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë.Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.
Qumështi
Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalçium.Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë.Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.
Çaji
Ekspertët thonë se çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 përqind.Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.
Kafeja
Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë.Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Bukuroshja shqiptare që ju lë pa mend me format e saj/ Fotot më shpërthyese të modeles
Ziza Pajaziti është një nga modelet më bombatsike shqiptare. Bukuroshja shqiptar shpesh komentohet në media për pozat e saj provokuese. Shumë njerëz e krahasojnë me...

Pika e saj më e fortë është gjoksi/ Njihuni me modelen ruse që çmend meshkujt
Louisa Khovanski është një modele shumë e ndjekur në Instagram. Përveçse modelingut ajo është një fotografe shumë e zonja.Louisa Khovanski i tërheq fansat e saj...