LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës/ Reagon KFOR: Ishte patrullim i sinkronizuar

8 Gusht 2020, 16:03, Kosova & Bota CNA
Xhandarmëria serbe hyri në territorin e Kosovës/ Reagon KFOR:

Dje në mediat e Kosovës u shpërndanë disa video me pamje të xhandarmërisë serbe që ishte pikasur nga banorët në territorin e Kosovës, teksa kalonin nëpër rrugët e një fshati.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i KFOR-it, i cili ka sqaruar xhandarmëria serbe ka bërë patrullime të sinkronizuara brenda territorit të Kosovës.

Sipas KFOR-it, këto patrullime kryhen që nga viti 2008 nga forcat e Aleancës dhe Forcat e Armatosura Serbe.

?Më 07 gusht 2020, rreth orës 17:20, elementët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Lindje zhvilluan një Patrullë të Sinkronizuar me homologët e Forcave të Armatosura Serbe në Linjën Kufitare Administrative në afërsi të fshatit Hodonovc, në komunën e Kamenicës.Që nga viti 2008, patrullimet e sinkronizuara zhvillohen në mënyrë rutinore së bashku nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Serbe përgjatë Vijës Kufitare Administrative për të ofruar siguri dhe për tu siguruar që nuk ka aksidente. Në këtë drejtim, KFOR-i gjithashtu zhvillon patrulla të përbashkëta me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në afërsi të Vijës Kufitare Administrative?, thuhet në komunikatë.

Në deklaratën për mediat thuhet se: ?KFOR-i bashkëpunon me Organizatat e Sigurisë së Kosovës në të gjithë Kosovën, dhe me Forcat e Armatosura Serbe në Vijën Administrative Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vija Kufitare Administrative shtrihet rreth 350 kilometra dhe nuk është e shënjuar qartë apo e përcaktuar nga elemente të terrenit natyror dhe të identifikueshëm, siç janë lumenjtë ose vargmalet, por është shënuar vetëm në harta. Ndërsa kryejnë aktivitetet e tyre, patrullimet e sinkronizuara duhet t?i përshtatin itineraret e tyre në kufizimet e terrenit. Kjo nënkupton që patrullat e sinkronizuara të KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe lëvizin përgjatë Vijës Kufitare Administrative me një shkallë përshtatjeje të imponuar nga terreni. Sidoqoftë, në asnjë moment elementet e Forcave të Armatosura Serbe të një patrulle të sinkronizuar nuk ndahen nga anëtarët e KFOR-it dhe ky ishte rasti edhe këtë herë?.

KFOR-i njofton se do të vazhdojë të angazhohet me të gjitha palët për të forcuar bashkëpunimin, për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga