LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vjen firma më e rëndësishme për bardheblutë, rinovon Batha

8 Gusht 2020, 16:18, Sport CNA
Vjen firma më e rëndësishme për bardheblutë, rinovon

Tifozët e Tiranës mund të rrinë të qetë, pasi ai që shumë prej tyre e kanë cilëusar si lojtari Ii sezonit për bardhebutë, ka vendosur që të veshë edhe për të paktën një vit fanellën e kësaj skuadre. Klubi bëri të ditur se ka gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin me Idriz Bathën.

Mesfushori ishte një nga pikat kyçe të Tiranës, i pazëvendësueshëm në vitin e kthimit të titullit kampion dhe një nga pikat e referimit edhe për tifozerinë që harroi shumë shpejt të kaluarën e tij ?të kuqe? duke parë se ai bëri të harrohet edhe një emër si Karabeci. Batha ishte në pritje të ofertave jashtë Shqipërisë por duket ato nuk janë konkretizuar dhe ai preferoi të vishte fanellën e Tiranës edhe për një tjetër edicion.

NJOFTIMI

Klubi i futbollit Tirana njofton vazhdimësinë e kontratës me Idriz Bathën. Pas një viti të suksesshëm me fanellën bardheblu, mesfushori dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe në sezonin e ri. Lojtari do të bashkohet sot me pjesën tjetër të ekipit në Pogradec, për të filluar fazën përgatitore.

Lajmet e fundit nga