LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tjetër konfirmim, firmos rinovimin edhe... kapiteni i vërtetë

8 Gusht 2020, 18:37, Sport CNA
Tjetër konfirmim, firmos rinovimin edhe... kapiteni i vërtetë

Erando Karabeci mund të ketë mbajtur zyrtarisht shiritin e kapitenit te Tirana në vitet e fundit, por te bardheblutë ka pasur gjithmonë një kapiten tjetër, liderin e vërtetë të bardhebluve, Gentian Muça. Mbrojtësi ka qenë një pjesë e rëndësishem e Tiranës kampione të këtij edicioni dhe për të ka ardhur rinovimi mëse i merituar i kontratës.

Klubi ka bërë të ditur se edhe Muça i është bashkuar futbollistëve që rinovuan marrëveshjet e tyre për edicionin e ri, duke filluar përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare.

?Gentian Muça vazhdon të mbajë veshur fanellën bardheblu edhe për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi shtatlartë do t?i bashkohet ekipit përgjatë ditës së sotme për të avancuar drejt objektivave të reja pas një viti të suksesshëm?, shkruhej në njoftimn e klubit për kapitenin.

Lajmet e fundit nga