Connect with Us

Tirana gati për Championsin, sulmuesi kryesor arratiset nga ekipi

Sport

Tirana gati për Championsin, sulmuesi kryesor arratiset nga ekipi

Publikuar

-

Majkëll Ngo është në Angli. Lojtari i bardhebluve po shijon ditët e pushimeve në Londër.

Me shumë mundësi, futbollisti nuk do të jetë pjesë e skuadrës që do të përgatitet këto ditë në Ohër dhe me të gjitha gjasat ai do të mungojë edhe në sfidën që Tirana do të luajë në Ligën e Kampionëve.

Anglezit i ka përfunduar kontrata me bardheblutë dhe ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për rinovimin e saj, diçka që të bën të mendosh se sulmuesi nuk do të vazhdojë me Tiranën.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Nuk janë përballur asnjëherë së bashku, Shqipëria test miqësor në “Elbasan Arena” me…

Publikuar

-

Nga

Shqëipëria do të zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin më 11 nëntor të këtij viti. Federatat e dy vendeve kanë arritur marrëveshjen mes tyre dhe ndeshja do të zhvillohet në “Elbasan Arena” duke filluar nga ora 19:00.

Kjo do të jetë hera e parë që Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin, si edhe miqësorja e dytë për kuqezinjtë në program. Kombëtarja shqiptare do të luajë edhe një miqësore ndaj Armenisë më 7 tetor 2020, ndeshje që do të zhvillohet në transfertë.



Pas takimit me Gjibraltarin në muajin nëntor përfaqësuesja kuqezi do të zhvillojë edhe dy ndeshje zyrtare të vlefshme për Ligën e Kombeve, ndaj Kazakistanit më 15 nëntor dhe ndaj Bjellorusisë më 18 nëntor, që të dyja në shtëpi.

LEXO TE PLOTE

Sport

E bujshme nga Italia/ Legjenda e Milanit kërkon Vrionin në skuadër

Publikuar

-

Nga

Xhakomo Vrioni mund të largohet nga Juventusi i 23-vjeçarëve, për tu rikthyer përsëri në Serinë B.

Mediat italiane shkruajnë se Frosinone është vënë në gjurmët e sulmuesit shqiptar, i cili në grumbullimin e fundit me kombëtaren Shpresa, tregoi paraqitje të shkëlqyera, duke dhënë asist në ndeshjen me Austrinë dhe shënoi në fitoren 3-1 ndaj Andorrës.



Frosinone, skuadër e cila militon në Serinë B, ka shfaqur interes për të marrë Vrionin nga Juventusi, pasi shihet si profili ideal për t’i besuar stolin, me objektivin që është ngjitja në Serinë A.

Te Frosionone, Vrioni do vihej nën urdhrat e legjendës së Milanit, Alesandro Nesta, i cili e dërgoi skuadrën shumë afër ngjitjes në Serinë A, por dështoi në ndeshjen finale ndaj Specias.

LEXO TE PLOTE

Sport

Zbulohet e ardhmja e Abazajt, 24-vjeçari i surprizon të gjithë me klubin e ri

Publikuar

-

Nga

Shtohet kolonia e lojtarëve shqiptarë në Turqi. Kristal Abazaj është futbollisti i radhës që do të luajë në 1. Lig. Supersport raporton se 24-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, i cili luajti me Kukësin sezonin e fundit (në huazim nga belgët e Anderlecht), do të vijojë karrierën tek Ankaraspor (ish Osmanlispor).

Abazaj do të nënshkruajë për një vit, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse Ankaraspori siguron ngjitjen në elitë. Lojtari po kryen vizitat mjekësore dhe së shpejti do të vijë zyrtarizimi i kalimit tek ekipi i ri.



Në këtë ekip është aktivizuar më parë edhe Sokol Cikalleshi (pak ditë më parë firmosi me Konyaspor). Bomberi kavajas i kombëtares realizoi 14 gola gjatë periudhës gusht 2017-janar 2019 me skuadrën turke.

LEXO TE PLOTE