LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Defne gënjen Xhemrenë dhe e çon buzë greminës

8 Gusht 2020, 07:47, Lifestyle CNA
Sot në serialin “Lule të vetmuara”/ Defne gënjen

Kader lëndohet nga sjellja e Songylit pasi kjo e fundit ende nuk i beson. Mert i tregon Songylit të vërtetën. Songyl i kërkon falje Kaderit dhe i thotë se e ka mësuar të vërtetën.

Dy mikeshat bashkohen mes lotësh. Defne shkon të takojë Xhemren dhe e çon atë buzë një gremine duke e gënjyer. Defne e lë të vetme Xhemren në mes të greminës.

Xhemre bie nga gremina ndërsa Defne e penduar përpiqet ta shpëtojë. Xhemre bie në det. Vajzat shqetësohen pasi nuk gjejnë dot Xhemrenë.

Kemal gëzohet kur mëson se do të lihet i lirë. Defne kthehet në shtëpi dhe e frikësuar pret ndonjë lajm në lidhje me Xhemrenë.

Nazan dyshon se Defne ka bërë diçka. Xhemre gjendet pa ndjenja në breg nga peshkatarët./ CNA.al

Lajmet e fundit nga