LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sot hidhet shorti, Tirana mëson rivalin në Champions League

8 Gusht 2020, 08:23, Sport CNA
Sot hidhet shorti, Tirana mëson rivalin në Champions League

Në Nyon të Zvicrës do të hidhet edhe shorti sa i përket turit të parë kualifikues për ?Champions League?. Tirana pritet që të mësojë kundërshtarin e saj, ndërsa ekipi do të zhvillojë menjëherë përgatitjet për përballjen e parë që do të zhvillohet mes datave 18-19 gusht.

Bardheblutë do ta njohin rivalin me shortin që nis sot në orën 12:00, ndërsa në ditën e nesërme do të kenë idenë të qartë se kë do të gjejnë përballë në turin e dytë nëse do të kalojnë më tutje, pasi në datën 10 gusht dhe në orën 12:00 do të zbardhet edhe ky tur.

Rregullat janë të qarta ku do të luhet me vetëm një ndeshje sipas përcaktimit, ndërsa nëse do të ketë barazim për 90 minutat, do të vazhdohet me shtesë dhe penallti. Në rastin se Tirana do të eliminohet në turin e parë të ?Champions League?, atëherë do të kenë mundësinë që të mbërrijë menjëherë në turin e dytë të ?Europa League?.

Lajmet e fundit nga