Connect with Us

Short i keq për Tiranën, rrezikon 4 kundërshtarë të frikshëm në Champions League

Sport

Short i keq për Tiranën, rrezikon 4 kundërshtarë të frikshëm në Champions League

Publikuar

-

UEFA ka përditësuar pak minuta më parë ndarjen e vazove për shortin që do të hidhet nesër në orën 12:00 për turin e parë të Ligës së Kampioneve.

Tirana e nis nga ky tur dhe UEFA ka përzgjedhur katër kundërshtarë të mundshëm të bardhebluve në shortin që do të hidhet të dielën në Nion të Zvicrës.

Astana (Kazakistan), Karabak (Azerbajxhan), Makabi Tel Aviv (Izrael) dhe Dinamo Tbilisi (Gjeorgji) janë ekipet që mund të përballen me bardheblutë.

Të katërta janë favorite në letër, por një sfidë me kampionen e Gjeorgjisë duket më e pranueshme që bardheblutë të shpresojnë për më tej.

Kujtojmë që edicionin e kaluar, Partizani u përball me azerët e Karabakut dhe ky klub tashmë mund të luajë sërish me kampionen e Shqipërisë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Përballja ndaj Kukësit, trajneri i Volfsburg befason me deklaratën

Publikuar

-

Nga

Kukësi do të përballet në ditën e nesërme kundër Wolfsburgut. Para këtij takimi ka folur edhe trajneri i ekipit të Bundesligës, Oliver Glasner.

Ky i fundit vendosi theksin te objektivi që ka skuadra për të mbërritur në fazën e grupeve në Europa League. Ndërkohë për ta realizuar qëllimin duhet të mundet fillimisht Kukësi. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Glasner u shpreh:

“Ne e pamë ndeshjen e parë të Kukësit ndaj Slavias. Duke parë se fillimi i sezonit në Shqipëri është shtyrë kemi pasur kohë të mjaftueshme që ta studiojmë kundërshtarin



Shikoj si të rëndësishme që performanca jonë të jetë e përshtatshme ndaj Kukësit. Nëse po, atëherë e kalojmë raundin. Na duhen mundësi më të mira për të shpërthyer nesër në krahasim me ndeshjen e Kupës që zhvilluam. Gjithçka duket mirë, por duhet të kemi më shumë ritëm.

Duam të luajmë në Europë dhe të kapim fazën e grupeve. Prandaj duhet të shkojmë ndaj Kukësit me qendrimin e duhur”, tha Glasner.

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Klubi i Premier Ligës i surprizon të gjithë, arrin akordin me futbollistin e Realit

Publikuar

-

Nga

Mançester Junajtid u duk se ishte shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Realin për Regiulon, por duket se ndërhyrja “blic” e Totenhem e ka nxjerrë jashtë lojë klubin e “Djajve të Kuq”. Londinezët kanë arritur të hyjnë në mes dhe të marrin Regiulon.

Gazetari i njohur, Fabricio Romano raporton se Totenhem ka gjetur akordin me Realin dhe mbetet vetëm zyrtarizimi i yllit të “Los Blancos”. Operacioni i mbrojtësit të majtë arrin 30 milionë eurot, me Regiulon, që ka gjetur gjithashtu dakordësinë me klubin për kontratën.



Mbetet të shihet nëse Real Madrid ka arritur të përfshijë klauzolën e të drejtës së riblerjes, e cila ishte edhe ngërçi prej disa ditësh mes tyre dhe Mançester Junajtid. Totenhem duket se ka qenë më i hapur në tratativa dhe ka mundur të marrë mbrojtësin e talentuar spanjoll, i cili sezonin e fundit ishte i huazuar te Sevija dhe tregoi një nivel shumë të lartë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Katër ekipe të Superligës zbresin sot në fushë, ja përballjet miqësore

Publikuar

-

Nga

Tirana e Vllaznia zhvilluan ditën e djeshme një miqësore, ndërkohë që sot janë të konfirmuara edhe katër të tjera. Klube të Superiores që përballen me të Kategorisë së Parë, duke nisur prej orës 16:00.

Bylisi do të ndeshet me Burrelin dhe kjo është miqësorja e parë për sot, pasi tre të tjerat zhvillohen prej orës 17:00. Pogradeci do të përballet me Pogradecin për të dytën herë, ndërkohë që në Durrës luan Skënderbeu.



Korçarët presin në rezidencën e presidentit Ardian Takaj Dinamon e së Parës, që ka bërë disa përforcime gjatë merkatos së verës. Një tjetër miqësore zhvillohet në Fushë-Krujë, aty ku Kastrioti pret Turbinën.

Ora 16:00 | Bylisi-Burreli
Ora 17:00 | Pogradeci-Partizani
Ora 17:00 | Skënderbeu-Dinamo
Ora 17:00 | Kastrioti-Turbina

LEXO TE PLOTE