LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sarri drejt shkarkimit, Juventusi mund t'ia besojë stolin Gasperinit

8 Gusht 2020, 07:45, Sport CNA
Sarri drejt shkarkimit, Juventusi mund t'ia besojë stolin

Mauricio Sarri është i rrethuar nga reja e shkarkimit, e cila pas mbrëmjes së djeshme është bërë gjigante. Madje, burime nga spanjollja ?Don Balon? lëshojnë bombën e madhe: ?Juventusi është bindur seriozisht se ndoshta 61-vjeçari duhet të dorëzojë çelësat e stolit bardhezi dhe skuadra t?i ofrohet Xhanpiero Gasperinit për sezonin e ardhshëm?.

Sigurisht që ideja nuk është aspak e pamundur, madje nga mbrëmë shumë tifozë të kampionëve të Italisë do ta mbështesin me shumë kënaqësi, pasi Sarri nuk e ngriti kurrë Juven në nivelet e premtuara dhe Lioni e konfirmoi për të disatën herë këtë gjë.

Ndërsa Gasperini, siç ka treguar historia, është një njeri i punës, i ideve gjeniale dhe mbi të gjitha, një trajner kameleon, që di të ndërtojë lojë, di të përshtatë lojtarët në rolet që duhet, por gjithashtë të rrisë nivelin edhe të atyre që mund të duken futbollistë normalë.

Lajmet e fundit nga