LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Publikohen pamjet/ Momenti kur autorët qëllojnë me breshëri drejt hotelit në Tushemisht

8 Gusht 2020, 10:03, Kronika CNA
Publikohen pamjet/ Momenti kur autorët qëllojnë me breshëri

Publikohen pamjet e të shtënave me armë gjatë orëve të para të mëngjesit në drejtim të një hoteli në Tushemisht.

Siç shihet edhe nga pamjet, dy persona kanë ardhur në drejtim të hotelit me një motor, njëri prej tyre ka qëlluar me breshëri dhe më pas të dy janë larguar nga vendngjarja.

Autorët nuk janë identifikuar, pasi kanë qenë të maskuar. Nga informacionet paraprake, fatmirësisht raportohet se nuk ka të lënduar, por të shtënat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në automjetet e pushuesve dhe pronarëve

?Më datë 08.08.2020, rreth  orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes?, njofton policia./ CNA.al

 

 

Publikohen pamjet/ Momenti kur autorët qëllojnë me breshëri drejt hotelit në Tushemisht

A post shared by CNA.al (@cna.lajme) on

Lajmet e fundit nga