Connect with Us

Protestat e dhunshme në Bejrut, reagon SHBA

Bota

Protestat e dhunshme në Bejrut, reagon SHBA

Publikuar

-

Protestat e dhunshme në Bejrut, reagon SHBA

Në kryeqytetin e Libanit, policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve që u përpoqën të kalojnë një barrierë për të arritur në ndërtesën e parlamentit, ndërkohë që numri i të vdekurve nga shpërthimi së martës në portin e Bejrutit arriti në 158.

Rreth 10,000 njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër mënyrës se si qeveria po e trajton shpërthimin shkatërrimtar. Gjatë protestës u dëgjuan të shtëna.

Një polic u vra në përleshje me demonstruesit, njoftoi një zëdhënës i policisë.

Kryqi i Kuq tha se kishte trajtuar 117 persona të lënduar në vendin e ngjarjes, ndërsa 55 të tjerë u dërguan në spital. Në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të qytetit shpërtheu një zjarr.

Një demostrues shkel mbi portretin e presidentit Michel Aoun,
Një demostrues shkel mbi portretin e presidentit Michel Aoun

Dhjetra protestues u futën në ministrinë e jashtme, ku dogjën një portret të Presidentit Michel Aoun, të cilin shumë libanezë e shohin si përfaqësues të një klase politike që qeveris Libanin prej dekadash dhe që ata thonë se është fajtor për krizat e thella politike dhe ekonomike.

“Ne do të qëndrojmë këtu. I bëjmë thirrje popullit libanez që të pushtojë të gjitha ministritë”, tha një demonstrues përmes megafonit.

Njerëzit u mblodhën në Sheshin e Dëshmorëve në qendër të Bejrutit, disa prej tyre duke hedhur gurë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës, kur disa protestues u përpoqën të kalojnë barrierën në një rrugë që të çonte drejt parlamentit.

Protestuesit thërrisnin “Populli kërkon rënien e regjimit,” dhe mbanin pankarta me fjalët “Ikni, jeni të gjithë vrasës”.

“Duam një të ardhme me dinjitet, nuk duam që gjaku i viktimave të shpërthimit të shkojë kot”, tha protestuesja Rose Sirour.​

REAGON AMBASADA E SHBA

Shtetet e Bashkuara thanë se mbështesin të drejtën e demonstruesve libanezë për protesta paqësore dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga dhuna.

LEXO EDHE:  Ja si mund të nisin luftërat botërore të shekullit XXI

Në një deklaratë, ambasada e SHBA në Bejrut tha se populli libanez ka vuajtur shumë dhe meriton udhëheqës që “ndryshojnë kurs, për t’iu përgjigjur kërkesave popullore për transparencë dhe përgjegjshmëri”.

Pamje e pjesshme nga porti i shkatërruar i Bejrutit
Pamje e pjesshme nga porti i shkatërruar i Bejrutit

Shpërthimi i së martës, më i madhi në historinë e Bejrutit, solli shkatërrime të mëdha në qytet. Qeveria ka premtuar se do të gjejë shkaktarët dhe do t’i verë përpara përgjegjësisë.

Disa banorë, që përpiqeshin të vinin rregull në apartamentet e dëmtuara rëndë nga shpërthimi, denoncuan qeverinë, të cilën e shohin si të korruptuar, duke thënë se ajo përsëri i la në baltë.

“Nuk kemi besim te qeveria jonë,” tha studentja Celine Dibo teksa pastronte gjak nga muret e apartamentit të saj. “Uroj që Kombet e Bashkuara ta marrin nën administrim Libanin.”

Disa njerëz thanë se nuk ishin aspak të befasuar që Presidenti francez Emmanuel Macron vizitoi këtë javë lagjet e tyre, ndërsa udhëheqësit libanezë nuk e bënë këtë.

“Ne po jetojmë në nivelin zero. Shpresoj se një vend tjetër do të donte të na merrte nën administrim. Udhëheqësit tanë janë një bandë njerëzish të korruptuar,” tha psikologia Maryse Hayek, shtëpia e prindërve të së cilës ishte shkatërruar nga shpërthimi.

Partia Kataeb e Libanit, një grup i krishterë që kundërshton qeverinë e mbështetur nga Hezbollahu i lidhur me Iranin, njoftoi të shtunën dorëheqjen e tre ligjvënësve të saj nga parlamenti.

“I ftoj të gjithë ligjvënësit të japin dorëheqjen në mënyrë që njerëzit të mund të vendosin se kush do t’i qeverisë, pa iasnjë imponim,” tha kreu i partisë Samy Gemayel, duke e njoftuar vendimin gjatë funeralit të një anëtari drejtues të partisë, i cili vdiq në shpërthim. /VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Covid-19 regjistron 3 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Publikuar

-

Nga

Covid-19 regjistron 3 viktima në Kosovë/ Ja sa persona rezultuan pozitivë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë rezultojnë 76 raste pozitive. Nga ku vetëm brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes.

Numri total i rasteve pozitive është 14.839 raste nga 59.571 persona të dyshimtë me koronavirus dhe 604 raste të vdekjes.



Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 165 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.949 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.286.

LEXO EDHE:  Shqiperi/Skandal me gjendjen në burgje, dhuna dhe mbipopullimi

LEXO EDHE:  Deklarata e avokatit: Nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit, u zgjodh nga amerikanët

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 12 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Klinë 9 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Podujevë 5 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Mitrovicë 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Drenas, Malishevë, Prizren, Rahovec dhe Shtime.

LEXO TE PLOTE

Bota

Covid në Spanjë/ Madridi rivendos kufizime në zonat me numër të lartë rastesh të reja

Publikuar

-

Nga

Covid në Spanjë/ Madridi rivendos kufizime dhe bllokime në zonat me numër të lartë rastesh të reja

Rajoni i Madridit, një nga më të prekurit nga koronavirusi në Spanjë, filluar nga dita e premte do të vendosë kufizime të tjera në zonat me numër të lartë rastesh të infektuarish.

“Ne jemi duke marrë masa, por nuk janë të mjaftueshme. Asgjë nuk do të funksionojë nëse nuk jemi përgjegjës. Ka pasur një relaksim të sjelljeve…”- paralajmëroi Antonio Zapatero, kreu i ekipit anti-Covid të Madridit.



Autoritetet në kryeqytetin spanjoll gjithashtu shpresojnë të fillojnë përdorimin e testeve të shpejta duke filluar nga java e ardhshme.

LEXO EDHE:  Bardhi: 40 qytetarë ishin marrë peng prej 48 orësh

LEXO EDHE:  Deklarata e avokatit: Nuk ka asnjë shkelje në zgjedhjen e Kryeprokurorit, u zgjodh nga amerikanët

Që kur kufizimet u lehtësuan dhe testimi masiv filloi në fund të qershorit, shpërthimet e koronavirusit janë rritur me disa herë në Spanjë, duke tejkaluar vendet e tjera të goditura rëndë, si Mbretëria e Bashkuar, Italia apo Franca./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

A i duhet Ballkanit Perëndimor një “Mini-Shengen”?

Publikuar

-

Nga

Kur Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, në tetor 2019, paraqitën nismën e tyre, të quajtur “Mini-Shengen”, BE-ja sapo e kishte shtyrë hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Me këtë ide, tre shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë për qëllim krijimin e një lloj “BE-je të vogël” në Evropën Juglindore: një zonë ku njerëzit, shërbimet, mallrat dhe kapitali mund të lëvizin lirshëm.

Zbatimi i nismës, i njohur edhe si “Shengeni Ballkanik”, është planifikuar të fillojë në vitin 2021. Dy vende të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina, janë të pavendosura për t’iu bashkuar nismës. Sipas Marrëveshjes së Uashingtonit (4.9.2020) tani aty do të hyjë edhe Kosova..

Presidenti i Malit të Zi Gjukanoviç. me presidentin e Serbisë, Alexandar Vucic, dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev. në takimin e tretë të Mini-Shengenit në Tiranë, më 21 dhjetor 2019. Mali i Zi ende nuk i është bashkuar nismës rajonale.

Me kërkesë të SHBA-ve

Shteti më i ri i Evropës e kishte refuzuar deri në atë moment rreptësisht pjesëmarrjen në nismë me argumentin se ajo i jep shumë epërsi Serbisë, si prodhues më i madh i mallrave në rajon.  Pas kthimit të tij nga Uashingtoni, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti u tha gazetarëve se pjesëmarrja e Kosovës ishte bërë me kërkesë të SHBA-ve. “Ne do të kujdesemi që në asnjë moment të mos cenohen interesat shtetërore të Republikës së Kosovës”, premtoi Hoti. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e mirëpriti marrëveshjen e Uashingtonit: “Më mirë vonë se kurrë, edhe falë Amerikës mike, ” shkroi Rama në Twitter.

Por se çfarë synojnë saktësisht SHBA-të me mbështetjen e nismës “Mini-Shengen”, kjo është e paqartë. Nisma për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor ka. Fakti që ky bashkëpunim, i cili është i rëndësishëm për afrimin me BE-në, po mbështetet nga SHBA-të është për t’u mirëpritur, i tha Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike,

Peter Beyer, deputet kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman dhe i ngarkuar i Qeverisë Gjermane për Marrëdhëniet Transatlantike

Beyer, i cili është gjithashtu raportues për dialogun Kosovë-Serbi në Bundestag dhe Këshillin e Evropës, kujton se “kjo fillimisht u iniciua vite më parë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe është ndjekur dhe intensifikuar me sukses të konsiderueshëm në vijim”.

Zona Ekonomike Rajonale

Në fakt, që nga viti 2014 qeveria gjermane, përmes “Procesit të Berlinit”, është përpjekur t’i ofrojë Ballkanit Perëndimor mbështetjen e nevojshme në rrugëtimin e gjatë drejt BE-së . Në vitin 2017, gjashtë vendet e rajonit – Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Serbia – miratuan një plan veprimi shumëvjeçar për krijimin e një zone të përbashkët ekonomike. Si bazë për këtë shërbeu Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA), së cilës i përkasin të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC)

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), e cila po mbikëqyr zbatimin e marrëveshjes, tha në një intervistë me DW se megjithë vështirësitë e shumta politike, ka edhe përparime. Si shembull ajo përmend tarifat  roaming të cilat do të hiqen gradualisht deri në 2021.

Në samitin e ardhshëm, i cili pritet të zhvillohet këtë vjeshtë në Sofje, do të miratohet një plan veprimi i dytë për Zonën Ekonomike Rajonale. “Ky parashikon intensifikimin e bashkëpunimit në fushat e digjitalizimit, investimeve, lëvizshmërisë dhe turizmit,” tha Bregu.



Rëndësi gjeopolitike?

LEXO EDHE:  Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

LEXO EDHE:  Donald Trump e ka bërë NATO-n më të fortë

Atëherë, cila është përparësia që ofron “Shengeni Ballkanik”  ndaj me Zonës Ekonomike Rajonale dhe CEFTA-s? Kjo është vështirë të thuhet, thotë Ardian Haçkaj, drejtori i Institutit Hulumtues për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) në Tiranë, sepse deri tani askush nuk ka parë një dokument zyrtar. Publikut i është ofruar vetëm një deklarate e përbashkët nga Presidenti Serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, pas një takimi në Ohër, në vitin 2019. Aty të tre politikanët theksuan se “Mini-Shengeni” është në përputhje me “Procesin e Berlinit”.

Matthew A. Palmer

Ndërsa BE-ja dhe Gjermania janë thuajse indiferente ndaj termit “Shengen Ballkanik”, SHBA-të kanë sinjalizuar që në fillim mbështetjen e tyre. Të enjten (17. 09. 2020) Bosnja dhe Hercegovina, do të diskutojë mundësinë e bashkimit në projektin e “BE-së së vogël”, pas sugjerimit të anëtarit serb të presidencës trietnike të shtetit boshnjak, Milorad Dodik.

Dodik e bëri propozimin pasi u takua me të dërguarin e Ballkanit të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew A. Palmer. Një ditë më parë Palmer kishte qenë në Berlin, ku  kishte marrë pjesë në një konferencë të Fondacionit Konrad Adenauer me ambasadorët e Ballkanit Perëndimor. Sipas informacioneve të DW-së, nisma e “Mini-Shengen”-it aty nuk luajti asnjë rol.

Ardian Haçkaj nuk përjashton mundësinë, që “Mini-Schengeni të bëhet një instrument gjeopolitik i SHBA-ve për të mbajtur ndikim në procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë”.

BE me rol moderues

Valeska Esch nga Instituti Aspen në Gjermani e kritikon këtë qëndrim. “Nëse qeveria e SHBA me të vërtetë dëshiron të mbështesë në mënyrë thelbësore normalizimin midis dy vendeve dhe qasjen e tyre në BE, do të ishte më mirë që të mbështeste zbatimin e iniciativave ekzistuese, sesa të prezantojë si të reja nisma të ngjashme”,  tha ajo në një intervistë me DW.

Sidoqoftë, bashkëpunimi midis BE-së dhe SHBA-ve, aq i dëshiruar nga të gjitha palët,  funksionon me vështirësi, që kur ka marrë detyrën Presidenti Donald Trump. Takimi kosovaro-serb më 4 shtator ishte i përgatitur dobët dhe jo i mirëkoordinuar me BE-në, thonë kritikët në Berlin.

Manuel Sarrazin, deputet i Bundestagut Gjerman (Të Gjelbrit / Aleanca 90) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore, e quan madje një “shfaqje maçiste- neo-koloniale që i shërbeu vetëm fushatës zgjedhore të Donald Trump”. Për Deutsche Wellen ai tha se “BE-ja tani duhet të marrë përsipër një herë e mirë rolin si moderatore.”.

Manuel Sarrazin, deputet i Bundestagut Gjerman (Të Gjelbrit / Aleanca 90) dhe President i Shoqatës së Evropës Juglindore

Ardian Haçkaj nga Instituti i Kërkimeve për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Tiranë dyshon se BE-ja mund ta luajë këtë rol vetëm. “Vonesat për miratimin e hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe refuzimi i vazhdueshëm për t’u dhënë qytetarëve kosovarë liberalizimin e vizave të premtuar prej kohësh i kanë kushtuar BE-së shumë besueshmëri në rajon,” i tha ai Deutsche Welle-s. “Bashkëpunimi me SHBA/të është i nevojshëm për një zgjidhje te qëndrueshme në Ballkan.”/DW

LEXO TE PLOTE