Connect with Us

Ndërhyjnë për të parandaluar sherrin mes fqinjëve/ Dhunohen 3 policë në Himarë

Kronika

Ndërhyjnë për të parandaluar sherrin mes fqinjëve/ Dhunohen 3 policë në Himarë

Publikuar

-

“Të shtënat me armë në Peqin”/ Merr tjetër kthesë ngjarja, çfarë thotë policia

Tre efektivë janë dhunuar sot në Himarë, pasi kanë ndërhyrë për të parandaluar një sherr mes dy vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar shtetasin me inicialet M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Ata kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta 3 efektivët, duke iu shkaktuar dëmtime, pas ndërhyrjes për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti më tej.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. V., 49 vjeç banues në fshatin Vranisht, si dhe kanë shpallur në kërkim vëllain e tij, shtetasin I. V., 44 vjeç.

Në fshatin Vranisht, Himarë, shtetasi M.V në bashkëpunim me vëllain e tij I.V kanë goditur fizikisht dhe me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 3 punonjësve të policisë së rendit publik, pasi këta të fundit shkuan për të parandaluar përshkallëzimin e një konflikti midis vëllezërve dhe fqinjit të tyre.

LEXO EDHE:  Plagosja në Kamzë/ Policia kap dy vëllezërit, i treti në kërkim

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Vlorës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Publikuar

-

Nga

Plagosi me armë babë e bir/ Arrestohet pas dy orë ndjekjeje autori 39 vjeçar

Policia e Durrësit zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord, ngjarjen e ndodhur më parë, ku mbetën të plagosur me armë zjarri babë e bir.

Blutë kanë bërë të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë dhe vërë në pranga shtetasin A. Ll., 39 vjeç.

39-vjeçari dyshohet se pas një konflikti të çastit, nën efektin e alkoolit ka plagosur me armë zjarri shtetasit H. B., 63 vjeç dhe M. B., 39 vjeç (bab e bir), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.



Ndërkaq, materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme./ CNA.al

Kërcet arma në Durrës/ Plagosen babë e bir

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Përgjaken sërish rrugët/ Përplasen dy makina, një i vdekur në Vlorë

Një tjetër aksident me  pasjë humbje jete është shënuar në rrugët e vendit.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Panaja në Vlorë ku dy automjte janë përplaur me njëra-tjetrën.



Si rrjedhojë e aksidentit, një person ka humbur jetën./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Publikuar

-

Nga

Makinat bëhen “copë” në Peqin/ Në gjendje të rëndë dy persona

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Lolaj në Peqin.

Sipas informacioneve të para, mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.



Si pasojë e aksidentit dy persona janë plagur, dhe ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore./CNA.al

LEXO TE PLOTE