Connect with Us

Mediat: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

Bota

Mediat: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

Publikuar

-

Media: Pompeo paralajmëron Rusinë të mos paguajë talebanët për të vrarë ushtarë amerikanë

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka paralajmëruar Ministrin e Jashtëm të Rusisë lidhur me pretendimet për pagesa për militantët taleban për të vrarë trupat amerikane në Afganistan, sipas gazetës “The New York Times”.

Gazeta njoftoi të premten se kryediplomati Pompeo e paralajmëroi Ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov gjatë një telefonate me 13 korrik, sipas citimeve nga zyrtarë të paidentifikuar amerikanë.

Raporti thoshte se ky është rasti i parë i ditur deri tani që një zyrtar i lartë amerikan paralajmëron Rusinë lidhur pagesat që, sipas disa njoftimeve, Rusia u ka dhënë militantëve talebanë për të vrarë ushtarë amerikanë në Afganistan.

Më parë zoti Pompeo ka refuzuar të thotë nëse ai vetë e ka ngritur këtë temë me Rusinë. Sidoqoftë, ai i tha Komisionit të Senatit për Mardhënie me Jashtë muajin e shkuar se ai, “i ka ngritur të gjitha çështjet që rrezikojnë çdo amemrikan” sa herë që ka biseduar me kryediplomatin rus Lavrov.

Presidenti Trump i ka quajtur njoftimet e pagesave ruse për talebanët për të vrarë trupat amerikanë si “një tjetër mashtrim që lidhet me Rusinë” pavarësisht shqetësimeve nga komuniteti i zbulimit.

Presidenti u tha gazetarëve në Florida muajin e kaluar, “Asnjëherë nuk më kanë njoftuar dhe mbase ata nuk më njofuan sepse nuk e konsideruan të vërtetë. Do të bëj diçka në lidhje me të”, tha ai.

LEXO EDHE:  Rekrutët e Sirisë/ Shqipëria, i vetmi vend që nuk tërheq qytetarët e saj

Gjatë një interviste me rrjetin “Axios in HBO”, Presidenti Trump tha se ai nuk e kishte ngritur këtë çështje gjatë telefonatës me Presidentin Vladimir Putin të Rusisë.

“Ajo ishte një telefonatë për të diskutuar gjëra të tjera dhe të themi të drejtën, ajo është një çështje për të cilën shumë njerëz thanë se ishte një lajm i rremë”,tha zoti Trump.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se Presidenti Trump nuk u informua lidhur me dyshimet për pagesa ruse për militantët talebanë për të vrarë ushtarët amerikanë në Afganistan, sepse agjencitë e zbulimit nuk kishin arritur në një vlerësim përfundimtar. Megjithatë, disa media, përfshirë gazetën The New York Times, kanë raportuar se çështja ishte përfshirë në raportimet e shkruara ditore nga komuniteti i zbulimit për presidentin në muajin shkurt. Zoti Trump ka thënë se ai nuk ishte informuar asnjëherë përsonalisht për rastin në fjalë. Rusia ka mohuar se ka paguar militantët talebanë për vrasjen e trupave amerikane në Afganistan./ VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

Publikuar

-

Nga

Serbia shpall Hezbollahun organizatë terroriste/ SHBA përshëndet vendimin

SHBA përshëndetën synimin e Serbisë për ta shpallur Hezbollahun organizatë terroriste.

Në një deklaratë, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se njoftimi i Serbisë është një tjetër hap i rëndësishëm që kufizon aftësinë e këtij grupi terrorist të mbështetur nga Irani për të vepruar në Evropë.

Ai tha se njoftimi është “pjesë e angazhimeve historike që Presidenti Trump siguroi rreth një game të gjerë çështjesh për normalizimin ekonomik midis Serbisë dhe Kosovës, së bashku me hapat që po ndërmarrin të dyja vendet për të ndihmuar në arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.”



Në deklaratë thuhet: “Nuk ka dyshim se dominotë po bien njëra pas tjetrës në operacionet evropiane të Hezbollahut, ku ai ka vazhduar të komplotojë sulme terroriste, të sigurojë teknologji ushtarake dhe të mbledhë fonde tepër të nevojshme. Veprimet e fundit nga ana e Gjermanisë dhe Lituanisë kundër Hezbollahut pasojnë ato të ndërmarra vitin e kaluar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova.”

LEXO EDHE:  Reeker: Koronavirusi po u krijon Rusisë dhe Kinës hapësira të mëdha për dezinformim në Evropë

LEXO EDHE:  Fenomeni/Popullariteti i Putin prek majat, 86 për qind

Shtetet e Bashkuara, thuhet në deklaratë, vazhdojnë t’i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian dhe vendeve evropiane që ta ndalojnë Hezbollahun në tërësinë e tij dhe të njohin realitetin se kjo është një organizate terroriste në rrënjën dhe degët e saj, pa asnjë dallim midis të ashtuquajturve krah “ushtarak” dhe “politik”./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Publikuar

-

Nga

Dalin statistikat nga aeroporti i Frankfurtit/ Rastet më të shumta me COVID-19 janë nga Kosova

Rastet më të shumta me COVID-19 në aeroportin e Frankfurtit janë nga Kosova.

Kjo tregohet nga statistikat e ndërmarrjes Centogene, e cila ofron testet  për koronavirus në Aeroportin e Frankfurtit.

DPA raporton se shkalla e pozitivitetit ishte më e larta te pasagjerët e kthyer nga Kosova, që përkthehet në 6.38%. Testimet kanë treguar se  93 pacientë kanë rezultuar pozitivë nga 1,458 udhëtarë që kanë hyrë nga Kosova. Shifrat i referohen periudhës midis 15 korrikut dhe 8 shtatorit.



Kosova pasohet nga Malta (4.71 për qind pozitivë nga 637 të testuar), Bosnjë-Hercegovina (3.17 për qind rezultate pozitive nga 1609 të testuar).

LEXO EDHE:  Reeker: Koronavirusi po u krijon Rusisë dhe Kinës hapësira të mëdha për dezinformim në Evropë

LEXO EDHE:  Helmimi i opozitarit rus/ Mjekët sqarojnë gjendjen shëndetësore të Navalnyt

Ndërkohë, udhëtarët nga Shqipëria janë në vendin e gjashtë të kësaj liste (2.14 për qind pozitivë, nga 747 të testuar)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Publikuar

-

Nga

98 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Regjistrohen edhe dy viktima

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot dy viktima  dhe 98 të infektuar me koronavirusin e ri, nga 1,253 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë nga Ohri dhe Radovishi të moshës 54 dhe 51 vjeç, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 648 persona.

Sa i përket rasteve të reja me COVID-19 (sëmundjen që e shkakton koronavirusi), shumica janë nga Shkupi (17), Kumanova (13), Prilepi (11), Tetova (10) ndërsa numër më i vogël është shënuar në 18 qytete tjera.

Gjatë orëve të fundit, sipas të dhënave të publikuara, në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar dhjetë persona, ndërsa numri i përgjithshëm që po trajtohen në spitale është 85, prej të cilëve 44 janë në aparate të frymëmarrjes.



Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar për infektimin edhe të një punonjëse të një kopshti në Sveti Nikollë, për çka më pas është vendosur për mbylljen e gjithë objektit. Të premten ishin regjistruar dy infektime në kopshtet në Shkup dhe Manastir, duke çuar në izolimin e fëmijëve dhe të personelit të kopshtit.

LEXO EDHE:  Ideja e re e Putin/ Urdhëron ndërtimin e urës më të gjatë në botë

LEXO EDHE:  Rekrutët e Sirisë/ Shqipëria, i vetmi vend që nuk tërheq qytetarët e saj

Që nga paraqitja e rasteve të para me COVID-19 e deri më tani janë diagnostikuar 15,791 persona dhe prej tyre 13,184 janë shëruar, ndërsa aktivë janë 1,959 persona. Numër më të madh të rasteve aktive ka në Shkup (564), Kumanovë (221), Prilep (139) dhe Tetovë (127).

Për shkak të mosmbajtjes së maskave mbrojtëse, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Punëve të Bredshme ka shqiptuar 517 gjoba./CNA.al

LEXO TE PLOTE