LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos te Tirana, lojtarët pa kontratë nuk pranojnë të udhëtojnë drejt Pogradecit

8 Gusht 2020, 11:45, Sport CNA
Kaos te Tirana, lojtarët pa kontratë nuk pranojnë të

Kaos te Tirana në prag të nisjes së përgatitjeve për ndeshjet e Europës. Ditën e sotme Tirana ka udhëtuar drejt Pogradecit, aty ku do i zhvillojnë përgatitjet, por me skuadrën nuk kanë qenë të gjithë lojtarët.

Futbollistët të cilëve iu ka përfunduar kontrata me bardheblutë kanë refuzuar të udhëtojnë me ekipin. Bëhet fjalë për emra si Tefik Osmani, Kristi Vangjeli, Erando Karabeci, Edon Hasani, Idriz Batha dhe Erjon Hoxhallari.

Këtyre iu ka përfunduar kontrata me bardheblutë dhe për këtë arsye kanë refuzuar të udhëtojnë drejt Pogradecit me skuadrën.

Ata po presin të bisedojnë me presidentin Halili për kushtet e reja, një procedurë që deri ditën e hënë pritet të mbyllet. Drejt Pogradecit për fazën përgatitore janë nisur vetëm lojtarët nën kontratë me Tiranën.

Lajmet e fundit nga