LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humbi gjurmët para 3 ditësh në Vlorë/ Gjendet në Fushë Krujë 15-vjeçarja

8 Gusht 2020, 20:24, Aktualitet CNA
Humbi gjurmët para 3 ditësh në Vlorë/ Gjendet në

15-vjeçarja Ergita Liço, u denoncua nga i ati para 3 ditësh në policinë e Vlorës, dhe sot ajo është gjetur shëndoshë e mirë në Fushë-Krujë.

3 ditë më parë e mitura ishte larguar pa adresë nga banesa e saj në qytetin bregdetar, por këtë të shtunë është gjetur nga familjarët në zonën e Fushë-Krujës.

Ishte babai i saj Miklovan Liço që denoncoi në media mëngjesin e së shtunës zhdukjen e vajzës së tij dhe tha se kishte informacione se ajo ishte larguar me një djalë.

Policia ka shoqëruar disa persona me të cilët ishte shoqëruar 15-vjeçarja, të cilët janë duke u pyetur në ambientet e komisariatit.

Më herët gjatë ditës së sotme, babai i adoleshentes me lot në sy u bëri apel personave që kanë informacion ta kontaktojnë. Ai u shpreh se vajza ishte parë për herë të fundit pranë një hoteli në Lushnjë.

Babai shprehej se vajza ka bërë një telefonatë të dyshimtë me një djalë që quhet Silvi, duke shtuar se s?kishte detaje të tjera rreth zhdukjes së saj. /CNA.al

Lajmet e fundit nga